LAJMI I FUNDIT:

Kia ka filluar fazën e dytë të testimeve në modelin e ri Stinger

Kia ka filluar fazën e dytë të testimeve në modelin e ri Stinger

Reporterët që merren me makinat e reja, fillimisht e kanë parë Kia Stinger derisa testohej nëpër Kore të Jugut, ndërsa tani u pa edhe në Evropë

Megjithëse është një makinë shumë e pëlqyer, Kia nuk është e kënaqur me shitjet e Stinger, pasi ka mbetur shumë më prapa rivalëve gjermanë, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që ta rritë shitjen, Kia ka bërë disa ndryshime në këtë model, që ta sjellë në një version tjetër gjatë vitit që vjen.

Deri më tani, janë bërë vetëm tri vite që kur është në treg, por i është nënshtruar ndryshimeve dhe spiunët që merren me makinat e reja, e kanë parë derisa ishte duke u testuar në Kore të Jugut.

Me kalimin e kohës, duket se kjo makinë është gjithnjë e më shumë pranë prodhimit, sepse tani ka hyrë në fazën e dytë të testimit.

Tani Kia Stinger është parë derisa kryente testime nëpër Evropë, me shtresa shumë të mëdha kamuflazhi.

Aq shumë ka qenë e mbuluar kjo makinë, sa që lë të kuptohet se gjithë pjesët do t’i nënshtrohen ndryshimeve, përfshirë edhe dritat e pjesës së pasme dhe të përparme, si dhe e tërë pjesa e grillit.

Sistemin për nxjerrjen e gazrave, tani e ka me katër gypa, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një motor më të fuqishëm se ai në modelin aktual, që ka 380 kuaj fuqi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Kalo në kategori