LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian tregon barkun e tonifikuar e veshur me bikini

Khloe Kardashian tregon barkun e tonifikuar e veshur me bikini

Khloe Kardashian tregoi trupin e saj në plazh në një seri fotografish e veshur me bikini.

37-vjeçarja postoi në Instagram për të festuar se ka arritur 187 milionë ndjekës, duke shkruar së bashku me fotot seksi, “187 milionë! Përshëndetje të dashurit e mi! Më mungon kjo ngjyrë trupi dhe plazhi”.

Fotografitë e zjarrta tregojnë yllin duke pozuar me bikini ngjyrë bezhë nga marka e saj Good American, së bashku me një këmishë ngjyrë kafe dhe bizhuteri trupi prej ari që theksojnë barkun e saj të tonifikuar.

Foto: Instagram

Miqtë dhe familja e famshme e Kardashian ishin të shpejtë për të mbështetur postimin me motrën më të vogël Kylie Jenner duke komentuar, “wow”.

Është e paqartë se ku janë bërë fotografitë, por të gjitha ato janë bërë teksa ajo u mbështet në shkëmbinj në një plazh.

Foto: Instagram

Khloe i ka kushtuar dy vitet e fundit punës së madhe në palestër dhe njerëzit po vërejnë ndryshimet në trupin e saj. /Telegrafi/