LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian poston për ‘momentet e dhimbshme’ pas skandalit të ish-partnerit, Tristan Thompson

Khloe Kardashian poston për ‘momentet e dhimbshme’ pas skandalit të ish-partnerit, Tristan Thompson

Khloe Kardashian po mbyll vitin 2021 me një nga thëniet e saj klasike që me sa duket aludon për problemet në jetën e saj personale.

Bashkëthemeluesja e “Good American” postoi një mesazh në Story-n e saj në Instagram për “momente të dhimbshme”, të cilat mund t’i referohen skandalit të padisë së atësisë së ish- partnerit të saj, Tristan Thompson me Maralee Nichols.


“Do të ketë momente shumë të dhimbshme në jetën tuaj që do të ndryshojnë të gjithë botën tuaj brenda pak minutash. Këto momente do t’ju ndryshojnë. Lërini t’ju bëjnë më të fortë, më të zgjuar dhe më të sjellshëm. Por mos bëheni dikush që nuk je. Qaj. Bërtisni nëse duhet. Pastaj drejtoni atë kurorë dhe e vazhdoni të lëvizje”, shkruhen në postimin që ajo ndau me fansat,

Foto: Getty Images

Kardashian, 37 vjeç, nuk ka komentuar ende publikisht për tradhtinë e fundit të Thompson, duke qëndruar e heshtur rreth temës që bëri buj të madhe, shkruan Page Six.

Siç ishte raportuar më parë në Page Six, Nichols pretendoi në një padi për atësinë se ajo dhe Thompson kishin marrëdhënie seksuale gjatë fundjavës së tij të ditëlindjes së 30-të – ndërsa ai ishte ende në lidhje me Kardashian – e cila rezultoi në një shtatzëni. Thompson pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Nichols, por mohoi të ishte babai i djalit të saj të porsalindur, i cili lindi më 1 dhjetor.

Foto: Khloe Kardashian/Instagram

Lojtari i Sacramento Kings ka kërkuar shumë herë që fëmija i Nichols të bëjë teste gjenetike, por para lindjes së foshnjës ishte konfirmuar në dokumentet ligjore që ajo ende nuk e kishte bërë këtë. Është e paqartë nëse ajo tani e ka bërë këtë.

Ndërsa Thompson nuk ka komentuar ende për skandalin, Nichols theu heshtjen e saj kur ndau foton e parë të djalit të saj.

Foto: Maralee Nichols/Instagram

“Në vend që të fokusohem në çdo negativitet, unë po zgjedh të përqafoj të qenurit nënë dhe të bëj më të mirën që mundem për djalin tim. Unë nuk dua vëmendje të mëtejshme mediatike, as nuk dua një marrëdhënie romantike me Tristan. Qëllimi im është të rris djalin tonë në një mjedis të sigurt, të shëndetshëm, të dashur dhe privat”, tha Nichols në deklaratën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Magazina
Kalo në kategori