Khloe Kardashian është goditur në rrjete sociale pas kritikave ndaj kryebashkiakes së Los Angeles-it, Karen Bass.

Ajo e quajti atë “shaka”, mes zjarreve të vazhdueshme.


Ylli televiziv reagoi ndaj raporteve që sugjeronin se buxheti i Departamentit të Zjarrfikësve ishte shkurtuar nën administratën e Bass, duke shkruar në Instagram: "Kryebashkiaku Bass je shaka!", shkruan DailyMail.

94014011 14276181 image m 4 1736727231646

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt e kritikuan, duke i kujtuar asaj për shpërdorimin e ujit nga motrat e saj, Kim dhe Kourtney Kardashian, gjatë një thatësire.

Megjithatë, disa mbështetës e përkrahën Khloe-n, duke thënë se ajo ka të drejtë të kritikojë një zyrtar publik që nuk e ka bërë punën siç duhet, veçanërisht kur siguria e qytetarëve është në rrezik.

Në përgjigje, Khloe theksoi mbështetjen për zjarrfikësit dhe shprehu mirënjohjen për sakrificat e tyre gjatë zjarreve. /Telegrafi/

94020667 14276181 image m 6 1736727244284

94019743 14276181 image a 7 1736727319268

94021039 14276181 image m 33 1736729189990

94013677 14276181 One critic wrote about Khloe and her family hiring firefighters  a 42 1736708143977

94021037 14276181 image a 19 1736728918037

94013223 14276181 image a 61 1736708954388