LAJMI I FUNDIT:

Khan dhe Paglia fitues të Çmimit të Kosovës për dialog ndërfetar

Khan dhe Paglia fitues të Çmimit të Kosovës për dialog ndërfetar

Konferenca Interfaith Kosovo, ka ndarë sot Çmimin e Kosovës për dialog ndërfetar, për kryetarin e Londrës, Sadik Khan dhe për themeluesin e Komunitetit të Sant’Egidio, Monsignor Vincenzo Paglia. Çmimet në emër të konferencës i ka ndarë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përderisa ka vlerësuar lart angazhimin e tyre për avancimin e dialogut ndërfetar.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në fjalimin përmbyllës të konferencës duke falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e dhënë ka potencuar se Kosova çdo javë dhe çdo vit duhet të punojë në promovimin e historisë sonë të tolerancës dhe të bashkëjetesës, si një kontribut universal.


Ministri Selimi është shprehur se “konferenca ndërfetare sivjet ka thyer çdo rekord për nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga përmbajtja e pasur. Me ndihmë të shteteve partnere dhe organizatave ekumenike, Kosova po bëhet lidere e promovimit të dialogut ndërfetar, edhe pse veprojmë nga pikëpamja e fuqishme dhe e palëkundur e një shteti sekular me orientim evropian”.

Ndërkaq, në pamundësi për të pranuar çmimin drejtpërdrejt, kryetari i Londrës Sadik Khan përmes një telegrami ka falënderuar për ndarjen e çmimit dhe ka vlerësuar se kjo konferencë është tregues se Republika e Kosovës mund të përdoret si shembull nga të tjerët në këtë drejtim.

“Jam i lumtur që Interfaith Kosovo më ka nderuar me Çmimin e Kosovës për Dialog Ndërfetar. Kjo është një dëshmi se Kosova ka bërë progres aq të madh saqë tani mund të përdorë eksperiencën e vet të tolerancës për të ofruar solucione për situatat pas konfliktuoze në mbarë botën. Faleminderit shumë Kosovës për këtë mirënjohje dhe shumë shpejt do ta vizitoj edhe vendin tuaj”, thuhet në telegramin e kryetarit Khan.

Kurse në emër të Monsignor Vincenzo Paglia, Çmimin e Kosovës për dialog ndërfetar e ka pranuar Alberto Quattrucci, Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit të Sant’Egidio.
Para të pranishmëve ai ka thënë se “Kosova është më shumë Evropë se Brukseli. Në Bruksel ka shumë homogjeni, kurse në Kosovë ka shume diversitet dhe Evropa është diversitet”.

Më tej duke e vlerësuar me peshë dhe përmbajtjesor çmimin e dhënë për Monsignor Vincenzo Paglia, Quattrucci ka theksuar se “ai është një mik shumë i mirë i Kosovës sikurse edhe shumë të tjerë këtu”. Përderisa ka kujtuar vizitën e parë të tij në vitet ’90 në Kosovë, Quattrucci është shprehur se qëllimi i ardhjes, në emër të komunitetit ishte ofrimi i ndihmës për popullin e Kosovës dhe shmangia e konfliktit.

“Në emër të Komunitetit të Sant’Egidio u munduam të ndihmonim për të shmangur çdo mundësi që kishte të bënte me luftën, mirëpo fatkeqësisht nuk patëm sukses. Por, gjatë luftës ne ishim shumë afër Kosovës sikur deri më tash dhe do të vazhdojmë të jemi miq të mirë”.

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare e edicionit të pestë Interafaith Kosovo, me temë “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”, në të cilën kanë marrë pjesë më shumë së 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të ndryshme përfundoi punimet sot. Në dy panele të ndara temë diskutimi ka qenë sigurimi i barazisë në mediet online dhe rastet e studimeve ndërfetare rajonale dhe zgjidhjet.

Këtë vit Interfaith Kosovo është organizuar nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe është përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Ambasada Amerikane, Ambasada Kanadeze, Ambasada Norvegjeze si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mbështetje këtij aktiviteti i kanë dhënë edhe: Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar dhe Tony Blair Faith Foundation./Telegrafi/

e7b59ab0-b4e8-4500-b5c8-847a5ec940e7

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori