LAJMI I FUNDIT:

KH: Përkatësia etnike dhe politike, arsye më të shpeshta për diskriminim në Maqedoni

KH: Përkatësia etnike dhe politike, arsye më të shpeshta për diskriminim në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut-Maqedoni ka përgatitur raportin vjetor për diskriminimin që i paraqet të dhënat e përmbledhura nga shoqata e qytetarëve dhe institucionet në lidhje me diskriminimin në vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve, mund të konkludohet se rastet më të shpeshta për të cilët qytetarët vlerësojnë se kanë qenë të diskriminuar nga origjina etnike, politike, statusi shëndetësor, gjinia dhe aftësia e kufizuar.


Sferat më të shpeshta të cilët qytetarët vlerësojnë se kanë qenë të diskriminuar janë marrëdhëniet e punës, shëndetësi, arsim dhe qasja deri te shërbimet e mira.

Nga KH theksojnë se ekziston nevoja për veprim më aktiv nga ana e institucioneve në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, veçanërisht nga Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ne gjithashtu vlerësojmë se edhe zyrtarët publikë duhet të fillojnë të dënojnë diskriminuesit dhe fjalimet shqetësuese në media.

Komiteti poashtu rekomandon ndryshime në Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në një kohë sa më të shpejtë, e cila do të mundësojë efikasitet më të madh në sistemin e tërësishëm për mbrojtje nga diskriminimi. /Telegrafi/