LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i turk interesohet për situatën me coronavirus në Gjilan

KFOR-i turk interesohet për situatën me coronavirus në Gjilan

KFOR-i turk në Gjilan sot ka vizituar Qendrën Operative Emergjente ku është interesuar për menaxhimin që kjo komunë është duke bërë me të gjitha ekipet e saj ndër-institucionale për parandalimin e coronavirusit.

Në këtë takim KFOR-i është informuar për veprimet që Gjilani ka marrë nën kryesimin e kryetarit Lutfi Haziri me të gjitha institucionet relevante.

Fadil Kajtazi, Naser Korça e Deniza Limani, kanë potencuar angazhimin që është duke u bërë që nga intervenimet e shëndetësisë primare e deri në nivelin më të lartë të shëndetësisë në Spitalin Regjional dhe Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik, duke qenë të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, FSK, inspektorët komunal dhe ekipi i gjerë nga Drejtoritë dhe ndërmarrjet regjionale e komunale.

Gjithashtu, është potencuar edhe angazhimi i kryetarit Haziri, që ka marrë për koordinim dhe bashkëveprim në nivel in regjional, që nga Hani i Elezit e deri në Kamenicë.

U tha, gjithashtu, se deri më tani gjendja është menaxhuar në bazë të ligjit, rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor dhe vendimit të kryetarit Haziri, duke besuar se me mbështetjen qytetare e cila është në nivelin maksimal dhe të komunitetit të biznesit, kjo gjendje do të tejkalohet dhe gjithçka do të kthehet në normalitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori