LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i has një person të lënduar në kokë në afërsi të Krushës së Vogël

KFOR-i has një person të lënduar në kokë në afërsi të Krushës së Vogël

KFOR ka njoftuar se sot ka hasur në një person të lënduar në afërsi të Krushës së Vogël.

Sipas njoftimit, personi kishte lëndime në kokë, dhe i njëjti është hasur nga ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit të KFOR-it në Kosovë.


“Sot, një nga ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, ka hasur në një person me lëndim në kokë në afërsi të Krushës së Vogël gjatë aktiviteteve të rregullta në mbështetje të komuniteteve lokale. Njësia ka ofruar ndihmë të menjëhershme dhe e ka transportuar të lënduarin në qendrën shëndetësore më të afërt”, thuhet në njoftim.

KFOR ka shtuar se kanë gjetur edhe familjarët e të lënduarit dhe i njëjti pas trajtimit mjekësor i është dorëzuar vëllait të tij.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori