LAJMI I FUNDIT:

KFC e hapi restorantin e parë „Drive Thru“ në Maqedoni

KFC e hapi restorantin e parë „Drive Thru“ në Maqedoni

Një prej zinxhirëve më të mëdhenj të restoranteve, KFC më 18.07.2019 (e enjte) në kuadër të hapjes solemne të POINT Retail Park në Shkup e hapi restorantin e parë „Drive Thru“ në Maqedoni.

Hapet “Point Retail Park Shkup” me 200 vende të reja pune
Lexo po ashtu Hapet “Point Retail Park Shkup” me 200 vende të reja pune

Përmes modelit të njohur të punës, në mesin e zinxhirëve të mëdhenj të ushqimit në botë, restoranti i ri do t’u mundësojë të gjithë atyre të cilët shpejtojnë, pa dalë nga automjeti i tyre, shpejtë dhe lehtë ta blejnë racionin e tyre të preferuar.

I pajisur me dy arka plotësuese për porosi dhe marrjen e ushqimit në pjesën e jashtme të restorantit, përmes opsionit të ri “drive thru”, procesi i marrjes së porosisë për çdo shofer është shumë më i shkurtër dhe më i thjeshtë.

“Zinxhiri i restoranteve KFC vazhdon me planet e parapara për zgjerim në Maqedoni dhe vendosjen e risive në punë. I pozicionuar në lokacion të shkëlqyer, restoranti krahas kapacitetit për rreth 150 vizitorë, duke e përfshirë edhe verandën ku mysafirët do të mund ta ndjejnë frymën e vërtetë të KFC-së, mundësoi hapjen e më shumë se 30 vendeve të punës”, – deklaroi zotëri Fatmir Fejzuli, Menaxher i përgjithshëm i KFC Maqedoni.

Me këtë restorant KFC e vazhdon strategjinë e vet të jetë i pranishëm në sa më shumë qytete në vend dhe t’ua ofrojë mysafirëve të vet të çmuar ushqimet më të shijshme dhe më të freskëta të pulës të përgatitura sipas recetës origjinale të fshehtë me 11 përbërës dhe mëlmesa nga themeluesi i KFC-së, koloneli Sanders.

“Hapja e edhe një restoranti në Shkup konfirmon se për një kohë të shkurtër e fituam besimin e mysfirëve tanë dhe me të vërtetë na vjen mirë që ky numër në vazhdimësi rritet. I vetmi nga ky lloj në Maqedoni, me dizajnin e vet unik dhe urban dhe i pajisur me pajisjen më bashkëkohore, restoranti е sjellë energjinë e brendit të njohur për KFC-në. Pavarësisht nëse vini vetë ose me shoqëri, gjatë muajit të parë janë paraparë shumë aktivitete dhe zbritje speciale”, – theksoi Zhaklina Gerasimovska, Menaxhere marketingu e KFC Maqedoni.

Restoranti gjatë verës do të jetë i hapur prej orës 10:00 deri në orën 02:00. I njëjti ka sipërfaqe të përgjithshme prej 420 m2 dhe ndodhet në udhëkryqin midis “Brigadës Maqedonaso-kosovare” dhe bulevardit “Sllovenia” në Shkup.

Artikull i sponsoruar

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori