LAJMI I FUNDIT:

Kewell: Liverpooli ka nevojë edhe për një sulmues tjetër të klasit botëror

Kewell: Liverpooli ka nevojë edhe për një sulmues tjetër të klasit botëror

Ish-lojtari i Liverpoolit, Harry Kewell ka thënë se Jurgen Klopp duhet të vazhdojë përforcimin e skuadrës dhe ka nevojë edhe për një sulmues tjetër të klasit botëror.

Liverpooli ka investuar tashmë në afatin kalimtar të verës, duke transferuar dyshen e mesfushës, Naby Keita dhe Fabinho.

Edhe portieri i Romës, Alisson, i është bashkuar klubit për një shifër prej 75 milionë eurosh, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori.


Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, bëhet portieri më i shtrenjtë në histori
Lexo po ashtu Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, bëhet portieri më i shtrenjtë në histori

Përveç kësaj, Liverpooli në sezonin e kaluar transferoi edhe Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk për të pasur një skuadër të fortë, por sipas Kewell, klubi ka nevojë edhe për një sulmues tjetër të klasit botëror

Kewell me trofeun e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

“Sezoni i kaluar për Liverpoolin ishte i shkëlqyer. Kjo ishte një paraqitje që definitivisht duhej të fitonte diçka”, ka thënë fillimisht Kewell për Daily Express.

Treshja ‘vrasëse’ Firmino-Mane-Salah (Getty Images)

“Por sigurisht që me Manchester Cityn që pati sezonin e jashtëzakonshëm çdo ekip tjetër është lënë në hije. Por, ata [Reds] patjetër po shkojnë në drejtimin e duhur”.

Keita: E refuzova Barcelonën e Bayernin për Liverpoolin
Lexo po ashtu Keita: E refuzova Barcelonën e Bayernin për Liverpoolin

“Treshja e tyre e sulmit është fenomenale, por unë besoj se kanë nevojë edhe për dikë tjetër. Vetëm në rast se diçka ndodh me njërin prej tyre”.

“Kështu që ata kanë nevojë për një sulmues tjetër të klasit botëror”, përfundoi ish-ylli australian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

La Liga
Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Ndërkombëtare
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Kalo në kategori