LAJMI I FUNDIT:

Kevin Durant bëhet lojtari i tetë me më shumë pikë në historinë e NBA

Kevin Durant bëhet lojtari i tetë me më shumë pikë në historinë e NBA

Basketbollisti i Phoenix Suns, Kevin Durant u bë mbrëmë (e martë) vetëm lojtari i tetë në historinë e NBA që arrin të shënojë 30,000 pikë.

Durant ka arritur shifrën e 30,000 pikëve në NBA. Pika erdhi në ndeshjen e Suns, të cilën e humbën në shtëpi nga Memphis Grizzlies me rezultat 119:112.

36-vjeçari arriti momentin historik nga vija e gjuajtjeve të lira, dhe në fund të ndeshjes ai kishte 34 pikë dhe tani është në kuotën e 30,007 pikëve në karrierën e tij.


Nëse ai qëndron i shëndetshëm, Durant mund të arrijë vendin e dytë deri në fund të karrierës së tij.

Përpara tij janë Wilt Chamberlain (31,419 pikë), Dirk Nowitzki (31,560 pikë), Michael Jordan (32,292 pikë), Kobe Bryant (33,643 pikë), Karl Malone (36,928 pikë) dhe Kareem Abdul-Jabbar (38,387 pikë), dhe ata sigurisht janë të arritshëm.

Megjithatë, nuk ka gjasa që 36-vjeçari Durant të largojë më të mirin nga lista e përjetshme, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për LeBron James.

James aktualisht ka 41,623 pikë, dhe duke marrë parasysh se ai ende luan në nivelin më të lartë dhe mund të luajë edhe disa sezone të tjera, është vërtet e vështirë të imagjinohet se dikush do ta rrëzojë atë nga froni në një kohë të afërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Premier League
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Ndërkombëtare
Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

La Liga
Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori