Cilësore dhe plot stil, veshjet e sezonit janë gati për t’u bërë tuajat!

Kur bëhet fjalë për njohjen e tendencave të sezonit, qoftë për rroba apo aksesorë, sa më shumë informacion të keni, aq më mirë është


Për ata që planifikojnë të investojnë në rroba banjo të reja, ose ndoshta janë thjesht në kërkim, duke ditur stilet më të njohura të rrobave të banjës mund t'ju ndihmojë të kurseni ca para dhe të blini të duhurat për ju.

Modeli me një anë (One-shoulder bikini top)

Një model i tillë mbetet modern dhe sensual. Nuk është i duhuri nëse shkoni në plazh vetëm për të marrë ngjyrë, por do dukeni bukur veshur me to. Printi leopard është i pranishëm në çdo sezon, por edhe me një dizajn tjetër, modeli mbetet përsëri i bukur.

One shoulder bikini top scaled

Mëngët me flutura (Ruffle sleeve)

Për një prekje femërore në rroba banjot tuaja, provoni modelin me flutura. Ky detaj i vogël, bën dhe rroba banjot me dizajnin më të thjeshtë, të duken yll.

H3c10975512b74cd29b4dbfd9ba1c863c1 q50

Model brazilian

Me siguri ky është modeli që keni parë më shpesh në Instagram, shoqëruar me rripa sa më të hollë. Nëse do të kthesh ca koka pas, janë zgjedhja e duhur.

Model brazilian

Me bel të lartë (High-waisted bikini bottom)

Ju krijojnë idenë e një beli të hollë dhe janë modeli më i rehatshëm i sezonit.

High waisted bikini bottom

Monokini (Truporet)

Ky është pikërisht një prej modeleve më të reja të truporeve. Duken si bikni të thjeshta, por bashkohen diku në një anë të barkut. Sigurohuni të luani me ngjyrat dhe printet dhe zgjidhni modelin më të përshtatshëm për ju.

Monokini