LAJMI I FUNDIT:

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk udhëheq në asnjërën prej tetë komunave që qeverisë në nivel lokal.

Partia e Lumir Abdixhikut në Prishtinë, Pejë, Istog, Obliq, Lipjan dhe Junik, renditet e dyta në zgjedhje parlamentare, ndërkaq në Dragash dhe Fushë Kosovë, është e treta.

LDK-ja në kryeqytet sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, renditet e dyta me 25.5 për qind apo 30138 vota. Po ashtu, edhe në votat me postë është e dyta me 28.16 për qind apo 1326 vota, sipas rezultateve të fundit të publikuara më 3 mars në ora 23:37, në faqen e KQZ-së.


Në anën tjetër, në Pejë, LDK-ja renditet e dyta me 27.64 për qind apo 12 mijë e 318 vota, kurse edhe në votat me postë ,ajo është e dyta me 40.36 për qind apo 1326 vota.

Kurse në Istog, LDK-ja ka marrë 34.57 për qind apo 6023 vota duke u renditur e dyta pas Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë komunë, LDK-ja qëndron e para sa i përket votave me postë me 42 për qind apo 796 vota.

Në votat e rregullta në komunën e Obliqit, LDK-ja renditet e dyta me 23,17 për qind apo 3016 vota. Po ashtu, edhe në votat me postë është e dyta me 30.3 për qind apo 119 vota.

Në komunën e Fushë Kosovës, LDK-ja ka grumbulluar 4488 vota apo 19.35 për qind, duke u renditur e treta pas LVV-së dhe PDK-së. Kurse në votat me postë, LDK-ja ka marrë 335 vota apo 28.84 për qind.

E dyta renditet edhe në Lipjan, pasi në zgjedhje e 9 shkurtit ka grumbulluar 8362 vota apo 27.93 për qind, derisa në votat me postë ka 32.89 për qind po ashtu e dyta.

LDK-ja në Dragash renditet e treta në votat e rregullta, pasi ka grumbulluar vetëm 2519 vota apo 22.79 për qind, kurse në votat me postë është e dyta me 20.36 për qind.

Në komunën e fundit që udhëheqin në nivel lokal, në atë të Junikut, LDK-ja ka marrë 549 vota duke u renditur e dyta me 30.12 për qind. Në këtë komunë, LDK-ja, qëndron e para sa i përket votave me postë, pasi ka grumbulluar 247 vota apo 46 për qind.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës dhe atyre me kusht.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori