Xherdan Shaqiri ishte superior në ndeshjen e sotme ndaj Hull City.

Stoke City ka arritur të marrë një fitore të vlefshme 2-0 në udhëtim te Hull City, për t’i ikur kështu paksa fundit të tabelës.


Megjithatë, më meritori për fitoren e ‘Potters’ ishte mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri shënoi dy golat për Stoke City, por nuk ishin çfarëdo gola këto, pasi njëra u shënua nga distanca, ndërsa tjetra nga gjuajta e lirë, shkruan Telegrafi.

Kjo nuk ishte e tëra nga ish-futbollisti i Bayernit dhe Interit, pasi bëri edhe shume driblime, harkime dhe krijoi shumë raste. /Telegrafi/

Statistikat e Xherdan Shaqirit kundër Hull City: 8 harkime 5 driblime 5 raste të krijuara 3 goditje në portë 2 gola

telegrafi sport app