Këto janë pjesët e trupit të cilat mund të zbulojnë sa jeni inteligjent: A jeni ndër të mençurit?

Ka rezultuar që truri juaj nuk është i vetmi tregues i nivelit tuaj të inteligjencës
Gjatë viteve hulumtime të ndryshme kanë provuar të konstatojnë a ekzistojnë lidhje midis inteligjencës dhe listës së personave të tjerë.
Ja disa karakteristika fizike për të cilat shkenca ka treguar që mund të jenë të lidhura me inteligjencën, shkruan Healthy.com, përcjell Telegrafi.
Këmbët të gjata
Studimet e hulumtuesve të Universitetit Braun në Prinston sugjerojnë që njerëzit shtatgjatë mund të fitojnë më shumë para se shtatshkurtrit.
Shtatgjatët si fëmijë kanë treguar rezultate dukshëm më të mira në testet kognitive, ndërsa më vonë kanë pasur inteligjencë të punojnë në pozicione me paga të larta të cilat kërkojnë inteligjencë më të lartë dhe shkathtësi më të avancuara verbale dhe numerike.
Majtistët
Dora juaj dominuese mbase automatikisht do të thotë që jeni gjeni, por mund të keni edhe përfitimet tuaja. Gjoja, njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë mund të kenë aftësi më të mëdha kognitive se të tjerët.
Sipas një studimi, personat mëngjarash arritën rezultate më të mira, gjë që tregon se ata kanë memorie pune më të mirë dhe fleksibilitet mendor.
Indeksi i yndyrës trupore
Njerëzit që kanë një indeks të dëshirueshëm dhe të shëndetshëm të yndyrës trupore (midis 18.5 dhe 24.9) mund të mbajnë mend 56 për qind të fjalëve nga testi, ndërsa njerëzit e trashë mbanin mend 44 për qind.
Dr. Maksim Kurno parashtroi teorinë se hormonet e yndyrës mund të dëmtojnë qelizat e trurit. Një shpjegim tjetër mund të jetë se mbipesha është e njohur si një rrezik kardiovaskular për shkak të trashjes së enëve të gjakut, kështu që e njëjta gjë ndodh me arteriet në tru.
Koka e madhe
Një studim i botuar në revistën “Molecular Psychiatry” zbuloi se njerëzit që kishin kokë më të madhe si foshnje performuan më mirë në testet e mëvonshme të arsyetimit verbal-numerik dhe kishin më shumë gjasa të merrnin një diplomë kolegji.
Shkencëtarët besojnë se nevojiten shumë më tepër kërkime për rezultate më të sakta për të studiuar pak më mirë mekanizmin gjenetik dhe për ta lidhur atë me këto dhe rezultate të ngjashme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit