Edhe po u dogj bota, ajo nuk do t’i vishte dhe arsyeja është një tronditje e vërtetë
Zendaya është një vajzë që konsiderohet si një nga aktoret më me stil në Hollywood. Stili i saj magjeps kudo që shfaqet. Megjithatë, ajo është e rezervuar kur bëhet fjalë për këto pesë marka.
Stilistja shumëvjeçare e Zendaya-s, Lo Roach, futi në listën e zezë të shtëpive të modës pesë marka të mëdha nga gardëroba, pasi markat fillimisht refuzuan të veshin “shpirtin e tyre binjak të modës” në fillim të karrierës së saj.
Në një episod të podcast-it të modës “The Cutting Room Floor”, Roach, (45), tha se si Chanel, Dior, Gucci, Valentino dhe Saint Laurent “të gjithë i thoshin jo” Zendaya-s, (27), duke i thënë është “shumë e papjekur”, dhe “të provonte përsëri vitin e ardhshëm”, shkruan “Hollywood Reporter”, përcjell Telegrafi.
“Kur thashë: “Nëse thua jo, do të jetë jo përgjithmonë”, kjo është pikërisht ajo që dukej për një kohë të gjatë”, tha Roach, e cila e ka stiluar aktoren që kur ishte 14 vjeç.
“Përderisa ishte në revistën amerikane “Vogue”, ajo ende nuk kishte veshur asgjë nga ata stilistë dhe ende nuk do të veshë, tha ajo, duke shpjeguar se ajo vishte herë pas here një nga markat e ndaluara në editoriale.
“Ajo ende nuk ka veshur kurrë Dior në pasarelë. Ajo ende nuk e ka veshur kurrë Chanel në pasarelë. Ajo ende nuk e ka veshur kurrë Gucci në pasarelë, asnjë print, asnjë gjë, kurrë. Kurrë”, vazhdoi Roach.
Hera e parë që veshi Valentino në publik ishte kur kishte një kontratë”, vuri në dukje stilistja.
Ndërsa Roach u tërhoq nga bota e stilit në vitin 2023, ajo për New York Times tha se “nuk mund t’i thuhet” Zendaya-s, e cila priti ngjarjen e modës Met Gala të këtij viti, duke veshur dy fustane John Galliano, një për Maison Margiela dhe një tjetër arkivor për Givenchy.

“Ne gjithashtu e quajmë marrëdhënien tonë me ‘ide të mëdha, detaje të vogla’,” tha ajo për The Times.
Unë i them: “Ti duhet të veshësh 14 fustane, duhet të ndërrosh rrobat, duhet të kesh një paruke dhe duhet ta heqësh që t’i lësh flokët të bien!”, ndërsa ajo ma kthen: “Jo, jo, jo, jo, do të bëjmë dy fustane dhe unë do të mbaj të njëjtat flokë”, përfundon Roach. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pesha në fillim të shtatzënisë mund të zbulojë se a do të lindë femra fëmijë të shëndetshëm

Njerëzit që kanë inteligjencë të ulët emocionale shpesh përdorin katër fraza

Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Pesha në fillim të shtatzënisë mund të zbulojë se a do të lindë femra fëmijë të shëndetshëm

Njerëzit që kanë inteligjencë të ulët emocionale shpesh përdorin katër fraza

Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Nga bluja e hapur në argjend – zbuloni nuancat e këpucëve të sheshta që do të rifreskojnë stilin tuaj pranveror

Këto janë trendet e veshjes për pranverën 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim