Ju do të bëni një vakt të shumë të shijshëm dhe të shpejtë në më pak se gjysmë ore! Përbërësit:- 5 kungullesha;- 500 g djathë;- 1 vezë;- 1 filxhan thërrmija buke;- 1 filxhan miell;- piper sa mund të kapet me gishta;- rigon sa mund të kapet me gishta;- borzilok sa mund të kapet me gishta;- 1 tufë majdanoz;- 1 qepë.

gfffgf


Përgatitja:

Kungulleshat grini dhe kulloni mirë.

Shtoni djathin, vezën, piperin, rigonin, kripën, thërrmijat e bukës, miellin, majdanozin, qepën dhe pak borzilok të bluar.

Tundeni mirë përzierjen, pastaj bëni qoftere.

Rrokullisni ato në miell, pastaj në thërrmija buke dhe skuqni në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dy anët.

Shërbejeni me salcë kosi dhe sallatë sezoni.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.