LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha pikat e rezolutës për referendumin e Serbisë që pritet të miratohet në Kuvend

Të gjitha pikat e rezolutës për referendumin e Serbisë që pritet të miratohet në Kuvend

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë një rezolutë për synimin e organizimit të referendumit për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se qasja e Qeverisë është parimore dhe nuk është për të diskriminuar askënd.


Kurti theksoi se “Kushtetuta jonë përcakton shprehimisht që të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë”.

Pikat e rezolutës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shprehë qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës cënon sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, si dhe me normat dhe praktikat ndërkombëtare;

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, nga mbajtja e referendumit të një shteti të huaj në territorin e Republikën së Kosovës;

Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës së Kosovës për të garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës;

 Në këtë frymë, Kuvendi i Republikës së Kosovës afirmon të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi të Republikës së Kosovës, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Në rastin konkret, të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë u garantohet e drejta  që të votojnë nëpërmjet postës apo Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, sikundër edhe përfshirja e grupacioneve apo strukturave ilegale në një organizim të tillë përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare.

Kuvendi i Republikës së Kosovës shprehë kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serb të Republikës së Kosovës, në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës;

Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetjen për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Republikës së Kosovës, meqë vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet e rajonit mund të garantohet stabiliteti, demokracia dhe fryma euro-atlantike e rajonit tonë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-atlantike në rajonin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori