LAJMI I FUNDIT:

Këto janë atletet që do të lansohen të dielën për Air Max Day në Prishtinë!

Këto janë atletet që do të lansohen të dielën për Air Max Day në Prishtinë!

Air Max Day tanimë është zhvilluar në traditë edhe në Prishtinë. Sivjet, Air Max Day festohet të dielën, më 25 mars, ku do të bëhet edhe lansimi i modelit shumë të kërkuar: Air Max 270!

Air Max Day është festë ndërkombëtare dedikuar linjës së atleteve Air Max nga Nike. Po, e lexuat mirë; një ditë e veçantë për të festuar inovacione në Atlete. Si pjesë e kampanjës promovuese të Air Max Day 2018, disa fytyra të mirënjohura publike kanë debutuar inovacionin më të ri në linjën legjendare nga Nike: Air Max 270.

Hip-Hop artisti i talentuar, Buta, ka preferuar kombinimin e ngjyrave “Medium Olive/Total Orange.

Një kombinim të ngjashëm e ka për qejfi edhe Liberta Spahiu, e cila ka promovuar versionin Femëror të Air Max 270.

Ndërsa Blogger-ja Rita Saraçi ka preferuar nuancat pranverore me kombinim “Coral Stardust” të atletës më në trend të momentit.

E në mënyrë që ti bëni tuajat një palë Air Max 270, të dielën ju duhet të vizitoni dyqanet Buzz Sneaker Station dhe Nike Store në Albi Mall. Lajm tjetër i mire është që përveç lansimit të atletës së re, ju do të shijoni 20% zbritje në të gjitha produktet e linjës Air Max!

Të dielën është koha t’i bashkëngjiteni revolucionit në Ajër duke mbathur Nike Air Max.

Artikull i Sponzoruar