LAJMI I FUNDIT:

Këto gjëra nuk duhet t’ua thoni më personave që vuajnë nga ankthi

Këto gjëra nuk duhet t’ua thoni më personave që vuajnë nga ankthi
Depressed Young Man Talking To Counsellor

Personat që i kap shpesh paniku apo personat që vuajnë nga ankthi i vazhdueshëm, dëgjojnë gjatë gjithë kohës këshilla të ndryshme nga njerëzit që duan t’i ndihmojnë. Por, jo të gjitha këto këshilla mund të mirpriten dhe disa prej tyre mundet edhe t’i shmangni sepse në të vërtetë thjesht do t’iu shtoni atyre dozën e ankthit.

Disa komente janë të papërshtatshme, pavarësisht se po përpiqeni t’i ndihmoni. Ja disa gjëra që nuk duhet t’i thoni më:

1. Është e gjitha në kokën tënde

Në fakt ankthi është një gjëndje e cila duhet kuruar nga persona specialistë. Nuk është thjesht diçka momentale që ju t’i thoni personit tjetër se mund ta heqë nga koka nëse përpiqet. Fakti që ju i thoni këtë shprehje e fut akoma më tepër në ankth pasi i krijon personit idenë sikur nuk është i aftë ta largojë atë ndjesi nga mendja.

2. Thjesht qetësohu

As kjo nuk është një këshillë që mund t’iu vijë në ndihmë. T’i thuash dikujt të qetësohet, nuk do të thotë që do e minimizojë atë që po kalon.

3. Nuk është ndonjë problem i madh

Këtë gjë nuk mund ta gjykoni dot, pasi nuk jeni ju duke e përjetuar. Për personat që vuajnë nga ankthi në fakt është problem vërtet i madh dhe ky mendim mundet edhe t’i ofendojë ata.

4. Jeta jote nuk është aq e vështirë

Mos harroni se çdo eksperiencë është subjektive dhe çdo njeri ka mënyrën e vet të të gjykuarit të gjërave që i ndodhin. Nëse një person i cili është në ankth ju ankohet për jetën e vet, duke bërë këtë koment ju thjesht do ta bëni atë të ndihet më keq.

Nga na vjen ankthi?
Lexo po ashtu Nga na vjen ankthi?

5. Boll u stresove

Ky është një nga komentet i cili nuk ofron asnjë llojë ndihme për personin tjetër dhe madje mund të tingëllojë edhe si një gjykim që po i bëni atij personi, Në vend të kësaj, përpiquni t’i dëgjoni arsyet përse personi është stresuar dhe tregoni mbështetjen tuaj.

6. Pse nuk mer ndonjë ilaç?

Disa njerëz e kurojnë ankthin me ilaçe, ndërsa disa të tjerë mund ta kurojnë me anë të ushtrimeve të frymëmarrjes apo fizike. Kjo është në varësi të asaj çka ju ka këshilluar doktori dhe nuk mundet thjesht t’i sugjeroni të përdorin ilaçe kur nuk e dini realisht se në çfarë niveli mund të jetë gjendja e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori