LAJMI I FUNDIT:

Këto 10 stile veshjesh për në zyrë mund t’i ‘vidhni’ nga bashkëshortja e George Clooney (Foto)

Këto 10 stile veshjesh për në zyrë mund t’i ‘vidhni’ nga bashkëshortja e George Clooney (Foto)

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut është e njohur si një nga gratë më të bukura në planet, mbi të gjitha me më shumë stil!

Ajo duket kaq spektakolare në çdo dalje të sajën, sa edhe rituali i të shkuarit në punë, është si një ecje mbi tapetin e kuq.


Amal Clooney shkëlqen kudo! Nëse doni të keni një stil të ngjashëm me të sajin, nuk ju duhet guxim, por thjesht disa ide dhe këshilla dhe ja ku vijnë 10 stile veshjesh fantastike për ju që shkoni çdo ditë në zyrë!

1. Takat e trasha janë ideale për një ditë të gjatë pune

Ajo shihet rrallë me një palë këpucë të njëjta, por opsionet për një ecje të rehatshme dhe praktike, sidomos kur puna zgjat për orë të tëra janë gjithçka ju duhet. Ndiqni gjurmët e saj, dhe do të keni pamjen perfekte dhe super komode.

2. Kostumet, të domosdoshme

Nuk ka asnjë që duket më mirë se një kostum pantallonash që është përshtatur për përsosmëri. Kombinimi i klasikes me praktiken, e shton dozën e hijeshisë në pamjen tuaj. Amal nuk gabon në zgjedhjet e saj, mos gaboni as ju, por referohuni tek ajo!

3. Investo në një çantë të madhe lëkure

Clooney ka shumë çanta lëkure në një gamë të madhe ngjyrash që janë të gjitha të mëdha për t’u mbajtur në punën e saj dhe ende duken elegante. Nëse doni që ansambli juaj i çantave të duket i shtrenjtë investoni të paktën në një të tillë. Është e duhura për garderobën tuaj!

4. Shto ngjyrat

Edhe nëse nuk je kaq e guximshme sa Amal, kur vjen puna për të pasur një gardërobë me ngjyra, ajo është dëshmia e gjallë se ju po bëni ndryshimin e madh dhe të nevojshëm. Kollarja e kuqe në rastin e fotos, ia shton hijeshinë fustanit Gucci me nuancë monokromatike. Pse mos ta provoni edhe ju?! Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me një palë këpucë apo një çantë të preferuar tuaj.

5. Luaj me kombinimet

Kjo është një taktikë se si veshja juaj mund të duket e shtrenjtë dhe moderne. Duke përshtatur një fustan me një xhaketë të gjatë sipër, ju dukshëm luani me përsosmërinë në stilin tuaj. Provojeni!

6. Bluzat bëjnë punë, gjithashtu

Ju nuk mendoni se një bluzë rastësore dhe e rehatshme mund të vishet në zyrë nga avokatja për të drejtat e njeriut, por Clooney është dëshmi se mundet. Ajo duket kaq me stil dhe elegancë.

7. Xhaketat e shkurtra janë kaq të hijshme

Teksa atë Zoti e ka bekuar me një trup të përshtatshëm për supermodele, kjo veshje është ende një prove se pantallonat me bel lartë dhe një xhaketë e shkurtër, ju sigurojnë që këmbët tuaja të duken sa më të gjata.

8. Mos kini frikë nga ngjyrat

Clooney ka një punë jashtëzakonisht të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të veshë ngjyra ose printime interesante. Merrni sugjerimin që ju duhet ng Amal dhe “injektojini” pamjen tuaj sa më shumë ngjyra dhe ju do të shkëlqeni.

9. Një fund me pala është perfekt

Qoftë për dimër apo verë, nuk ju duhet shumë mundim për të skicuar elegancën tuaj. Fundet me pala janë një nga opsionet më të mira të investimit në veshjet tuaja të punës, sepse stili nuk ka stinë apo datë, këtë mos e harroni.

10. Onde të ç’rregullta

Për të siguruar një veshje të kompletuar dhe me stil, ju duhet të fokusoheni edhe tek frizura juaj. Ondet e shkujdesura janë sinjal elegance dhe hijeshie, ndaj do të dukeni një yll nëse i praktikoni sa më shpesh. Njësoj siç bën edhe bashkëshortja e aktorit Clooney.

Burimi: Harper’s Bazaar