Këtë javë, fillon aplikimi i bujqve, për ndërtimin e serrave. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Në këtë mbledhje, si zakonisht, drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për këtë javë.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, tashmë fillon edhe realizimi i projektit të parë për këtë vit në sektorin e bujqësisë, e që ka të bëjë me ndërtimin e serrave. Fillimisht bujqit do të aplikojnë për ndërtimin e serrave, e më pas, në bazë të numrit të aplikuesve dhe atyre që i plotësojnë kriteret, do të bëhet edhe përzgjedhja e përfituesve.
Drejtori Hoxha, gjithashtu tha se janë në përfundim të procedurave edhe për subvencione në bletari.
Nga ana tjetër, edhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, ka njoftuar për aktivitetet e inspektoratit, që ka të bëjë me disa inspektime gjatë javës së kaluar, dhe si rezultat janë ndaluar punimet në ndërtimet pa leje, pastaj janë kontrolluar lokalet-kafiteritë, ku kanë hasur në mos zbatim të ligjeve dhe aktivitete tjera të inspektoratit.
“Inspektimet do të vazhdojnë edhe këtë javë dhe këto inspektime do të jenë të vazhdueshme”, tha drejtori Kastrati.
Edhe drejtori i arsimit, Blerim Thaçi, gjithashtu ka njoftuar për disa takime me zyrtarët e MASHT-it, dhe sipas tij, gjatë këtij viti pritet që MASHT ta përkrahë Malishevën me disa investime në shkolla.
Ndërsa drejtori i emergjencave, Valon Gashi, ka bërë të ditur se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, është duke e monitoruar situatën nga reshjet atmosferike, si dhe rastet tjera emergjente, e që sipas tij, në disa raste ka rrëshqitje të dheut, si në fshatin Turjakë, dhe kjo rrëshqitje po paraqet problem, pasi dheu po bie në rrugë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin