LAJMI I FUNDIT:

Këtë dhjetor, mos harroni të rrethoni datën 12 në kalendar!

Këtë dhjetor, mos harroni të rrethoni datën 12 në kalendar!

Ardhja e dhjetorit, muajit të fundit të 2020-ës është një arsye më vete për të festuar. Këtë muaj festash, mos harroni të rrethoni në kalendar datën 12, sepse është dita më me fat e gjithë dhjetorit. 

Nëse do t’i referoheshim numerologjisë 12/12 është dita perfekte për t’i larguar nga vetja gjithë sfidat e 2020-ës dhe t’i hapni rrugën vetes për një fillim të ri. 12-ta njihet si një nga numrat më të fuqishëm në numerologji dhe është e thjeshtë për ta kuptuar pse.

Një vit ka 12 muaj, kemi 12 a.m dhe 12 p.m në ditë, 12 shenja horoskopi, 12 apostuj në Bibël dhe 12 hyjni nga Mali i Olimpit, sipas mitologjisë greke.


Pra sipas numerologjisë dhe astrologjisë, bëni mirë të fokusoni gjithë energjitë tuaja tek kjo datë, pasi do të ndodhë që gjërat të arrijnë kulmin dhe ngjarje të reja të ndodhin.

12 në numerologji përfaqëson një epokë të re shpirtërore. Pra ju mbyllni një vit sfidues për të parë në një drejtim të ri. Si numër çift që është, energjia është e dyfishtë, shtoji kësaj faktin që përbëhet nga 1 dhe 2. Numri 1 përfaqëson marrjen e iniciativave dhe lansimin e gjërave të reja, ndërsa 2-shi, harmoninë, bashkëpunimet dhe ndërveprimin. Kombinimi i të dyjave na bën më të motivuar për të punuar në grup dhe më të prirur për t’i besuar intuitës sonë në marrjen e vendimeve.

Lejojini vetes që atë ditë, 12/12 të lini të shkojë gjithçka që ju rëndon dhe bëni vend për rrugëtime të reja. Energjia e mirë do t’ju ndihmojë nëse fokusoheni. Bëni mirë që fiks në orën 12:12 p.m (00:12) të jeni duke shkruar gjithçka doni të arrini vitin e ardhshëm, pasi maksimizimi i këtij numri me fat mund të bëjë mrekullira. /Bustle/Anabel/Telegrafi/