LAJMI I FUNDIT:

Këta robotë autonomë mund të mbledhin deri në 25,000 mjedra në ditë

Këta robotë autonomë mund të mbledhin deri në 25,000 mjedra në ditë

Një kompani ka vendosur që robotët e saj të mbledhin mjedra në dy vende në Portugali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, robotët autonomë kanë katër “krahë” për të mbledhur, duke përdorur teknologjinë e sensorëve.


Dhe tani puna është duke vazhduar për të rritur shpejtësinë e mbledhjes së robotëve, duke synuar që secili robot të mbledhë 4 kilogramë fruta në orë ose më shumë se 25,000 mjedra në ditë.

Ndryshe, vlerësohet se norma mesatare e “mbledhjes së një njeriu” është prej 15,000 në një ditë pune standarde tetë-orëshe.

E lançuar në vitin 2016, Fieldwork u krijua për të zhvilluar dhe komercializuar robotë autonome për të mbushur boshllëqet e produktivitetit dhe për të punuar së bashku me njerëzit.

Grupi aktualisht ka dy lloje robotësh të tillë: një vertikale që mund të përshtatet për një shumëllojshmëri të bimëve frutore dhe një platformë horizontale që mund të vendoset në mjedise të shumta bujqësore pa mbikëqyrjen njerëzore.

Madje, duke përdorur AI, këta robotë mund të vlerësojnë pjekurinë e kulturave të frutave dhe perimeve dhe të përcaktojnë se kur duhet të mblidhen, përkatësisht korren. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Kalo në kategori