LAJMI I FUNDIT:

Këta janë dy personat e dyshuar për atentatin ndaj Gani Gecit, Bekim Kastratit e Besim Dajakut (Dokumente)

Këta janë dy personat e dyshuar për atentatin ndaj Gani Gecit, Bekim Kastratit e Besim Dajakut (Dokumente)

Sipas një dokumenti që e ka siguruar Botapress, EULEX, personi i identifikuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001, është Agron Sylejmani.

EULEX ka pushuar hetimet për zbardhjen e kësaj vrasje të dyfishtë dhe plagosje.


Personi tjetër i dyshuar mendohet të jetë Ruzhdi Shaqiri!

11-225x300
2-219x300
33-225x300

Pesëmbëdhjetë vjet pas atentatit të 19 tetor të vitit 2001, zbulohet se kush e ka kryer këtë atentat ndaj Gani Gecit i cili u plagos dhe ndaj Bekim Kastratit gazetar i gazetës “Bota Sot” dhe dhe Besim Dajakut, pjestar i Sigurisë së Presidentit Rugova të cilët u vranë në këtë atentat. Sipas konkludimit të hetuesve të EULEX-it këtë vepër të ndyrë e ka kryer Agron Sylejmani, i ndihmuar nga Ruzhdi Shaqiri, që të dy të vrarë.

Sipas një dokumenti të EULEX-it të cilin e ka siguruar Botapress, del se dorasi i atentatit të 19 tetorit të vitit 2001 është Agron Sylejmani, por mendohet se ai këtë atentat e kreu me ndihmën e Ruzhdi Shaqirit

Agron Sylejmani së bashku me Shkumbin Mehmetin në vitin 2004 kanë vrarë edhe një policë të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut dhe në shkëmbim armëzjarri me policinë është vrarë nga policia me këtë rast është plagosur Shkumbin Mehmeti dhe gjendet në burg i dënuar me 30 (tridhjetë ) vjet, ndërkaq Agron Sylejmani është vrarë.

Ndërkaq edhe Ruzhdi Shaqiri u vra në gusht të vitit 2014.

Sipas prokurorisë së EULEX-it , Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin.

Prokurori i EULEX-it Robert Kucharski i ka dërguar një shkresë zyrtare z.Hajriz Kastratit, babait të Bekim Kastratit të vrarë, me atë cilës shkresë e njofton se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet për këtë rast duke kosntatuar se personi i identifikuar si doras, Agron Sylejmani ka vdekur.

Prokurori i EULEX-it në shkresën që e ka siguruar Botapres, i bën një përshkrim të biografisë së Agron Sulejmanit .

Ndërkaq në dokumente të tjera të cilat i ka siguruar Botapress del se Policia ka identifikuar edhe personin me pseudonim Ilir Tahiri por që emrin i vërtetë është Ruzhdi Shaqiri. Me këtë pseudionim Ruzhdi Shaqiri ka kryer 12 ( dymbëdhjetê ) vepra penale në mesin e këtyre veprave ishte i dyshuar kryesor dy herë edhe për vrasje në vitin 2006 dhe vitin 2008 si dhe shumë vepra të tjera penale kindapim, prostitucion, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje ,pengim i drejtësisë, sulme e shumë vepra tjera penale.

Agron Sylejmani është nga fshati Kushevicë komuna e Podujevës.

Shtrohet pyetja si shkoi në fshatin Llaushë Agron Sylejmani me kë ishte, kur dihet se në automjetin e Gani Gecit kanë shtënë dy kallashnikovë dhe personi i dytë dyshohet se ishte Ruzhdi Shaqiri dhe të tjerë që e kanë njohur mirë territorin e Llaushës dhe Skënderajt. Ka disa dëshmitar që kanë thënë se kjo vrasje është bërë me pagesë?!

Ende mbetet e pa qartë kush i pagoi paratë për këtë vrasje :

1.) Azem Syla përmes Sabit Gecit, apo ?!

2.) Një person tjetër përmes Sabit Gecit?!

Për këtë rast ka mbetur të zbulohet vetëm kush i pagoi paratë dhe kush e dha urdhrin e fundit?

Botapress, ka siguruar dokumentin që EULEX-it ia ka dërguar familjes së Bekim Kastratit, përkatësisht babait të Bekimit, Hajriz Kastratit.

ruzhdiu

Ruzhdi Shaqiri pranë varrit të Agron Sylejmanit, që të dy të dyshuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001 me ç’rast u vranë Bekim Kastrati e Besim Dajaku dhe u plagos Gani Geci./Botapress/

61-225x300

71-223x300

4-225x300

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori