Si një vend i vogël, me numër relativisht të madh artistësh, konkurrenca në vendin tonë në këtë fushë është e madhe.
Dëgjojmë çdo ditë emra të rinj që i bashkohen botës së showbizit, të talentuar ose jo, me shpresën se jeta e tyre do të jetë më e thjeshtë, argëtuese dhe do të gjenerojë të ardhura të mëdha.
Fundja kush nuk do të këndojë për qejf dhe njëkohësisht të fitojë para për ta bërë këtë? Por në momentin që fusin këmbët në këtë industri, këto ëndrra dhe iluzione thyhen për t’i lënë vend realitetit: Përpos talentit dhe sjelljes skenike që duhet të tërheqë publikun, nëse nuk ke një skuadër të mirë menaxhimi dhe disa koncerte në xhep gjatë sezonit të verës, ti do të përfundosh si një artist i varfër.
Dhe në Shqipëri ka shumë! Edhe pse në tekstet e këngëve të reperave shqiptarë flitet për shuma të mëdha parash, makina, femra, seks, alkool dhe drogë, një pjesë e mirë e tyre stepen përpara detyrimeve në fund të muajit. Dhe këtë e kanë pranuar vetë ata, artistët shqiptarë që ne i shohim në ekran, në rrugë, tek kafja e lagjes, që jetojnë si të gjithë ne.
Diçka të tillë e ka pranuar bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha në një intervistë dhënë rreth 1 vit më parë. Në përpjekje për të shpjeguar pse nuk mund të ketë një fëmijë tjetër, Roberti tha ‘se nuk kishte mundësi’. “Nuk ka bankë në Kosovë ku unë të mos kem kredi. Njerëzit mendojnë se jetojmë si mbretër, por nuk është siç duket,”- është shprehur ai në intervistën ‘Me Shukin’. Pas shkëputjes nga ‘Max Production’ Ronela Hajati pranoi në emisionin ‘Oktapod’ se do të ndërpriste përkohësisht karrierën muzikore ‘sepse nuk kishte lek’.
“Unë kam kaluar një verë pothuajse pa koncerte fare, absolutisht që gjërat në muzikë bëhen me një bazë financiare, sepse ndryshe nuk të merr askush përsipër. Dhe derisa të vijë ai moment që unë të kem mbledhur lekët e nevojshme, do të rikthehem me këngë dhe klip shumë të mirë.” Pas letrës prekëse të aktorit të ndjerë të humorit, Veli Rada, ku i shfajësohej të bijës që nuk i bleu një dhuratë për Krishtlindje, ‘sepse nuk kishte asnjë lek në portofol’, edhe këngëtarja Rozana Radi reagoi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Çfarë trishtimi.
Kujt i kërkoj një arsye pse artistët shqiptarë janë kaq të varfër? Ikën, ikën të gjithë! Na pasuruan me artin e tyre dhe morën me vete dhimbjen. Çfarë shteti jemi? Ku i lamë artistët tanë? Nuk dua të jem më artiste.” Por nëse për këngëtarët është më e thjeshtë të gjenerojnë të ardhura, kryesisht ata kosovarë paguhen më kënaqshëm dhe emra të tjerë të njohur në Shqipëri që fitojnë shuma të mëdha parash në koncertete e tyre (përmendim këtu Noizy-n që ka deklaruar se mbrëmjen e Vitit të Ri është paguar 25 mijë euro për të performuar në një lokal nate, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Gena, Artjola Toska, Aurela Gaçe etj), për aktorët është shumë e vështirë. Shfaqjet teatrale që realizohen në Shqipëri janë të pakta në numër, për të mos folur për industrinë e varfër të filmit.
Situatën e vështirë e kanë dëshmuar edhe vetë aktorët, madje edhe ata që na shtyjnë të shohim shfaqje në teatër. Olta Gixhari u shpreh e penduar në intervistën e saj të fundit me Ermal Mamaqin që ka zgjedhur aktrimin. “Po pra kot, pse u bëra aktore unë? Bëhet aktor njeriu në Shqipëri? Pyetja është pse e kuptova kaq vonë. Po unë do iki, nuk rri më këtu, nuk më pëlqen më Shqipëria fare…Thonë që do rregullojnë godinën (e teatrit), shumë mirë bëjnë. Po ato rrogat do t’i ngrenë ndonjëherë?” tha Gixhari.
Letra e shkruar nga i biri i Romir Zallës në një detyrë në shkollë, ku përshkruan shkurtimisht të atin, tregon gjithashtu situatën e vërtetë të artistëve në vendin tonë. “Babai im quhet Romir. Mbiemrin e ka Zalla. Ai është aktor i famshëm, por lekë nuk ka shumë. Ai punon te Portokallia, por tani jo më,” shkruante djali i aktorit në letrën e publikuar prej tij, që bëri xhiron e internetit. Edhe pse industria e muzikës në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më selektive dhe audienca po ndërgjegjësohet për të njohur dhe përkrahur artistët me më shumë potencial, ka ende nga ata që ende nuk e kanë kuptuar ‘sekretin’ e pagave të majme dhe duhet të mendohen dy herë përpara se të nxjerrin një klip të ri. /Revista Anabel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
Asgjë nuk është e rastësishme në “Squid Game”: Rrethi i ylberit kishte një kuptim metaforik në sezonin e dytë të serialit – skenografja zbulon se çfarë fshihet pas tij
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025