Ryan Giggs është futbollisti që ka bërë më shumë asistime në histori të kampionatit anglez.

Legjenda e Manchester United është futbollisti që i ka shërbyer më shumë bashkëlojtarët e tij, duke i dhuruar një asistim për gol, teksa i prinë kësaj liste me plot 162 asistime të bëra në histori të Ligës Premier.


Giggs ka arritur të lë pas vetes emra të mëdhenj teksa është plot 60 asistime më larg se vendi i dytë i cili mbahet po ashtu nga një futbollist i larguar nga Anglia, Frank Lampard, që ka 102 gjithsej, duke lënë pas vete Wayne Rooneyn në vendin e tretë me 101 asistime të bëra, shkruan Telegrafi.

Një tjetër futbollistë i cili është ende aktiv në kampionatin anglez është Cesc Fabregas, që ka arritur të bëj 100 asistime, duke lënë pas vete yje të mëdha si Dennis Bergkamp me 94 asistime dhe Steven Gerrard me 92 sosh.

Në ‘Top 10’ të asistuesve më të mirë në histori të Ligës Premier janë edhe David Beckham, Teddy Sheringham, Thierry Henry dhe James Milner. /Telegrafi/

1.Ryan Giggs               – 162 asistime

giggs

2.Frank Lampard       – 102 asistime

lampard

3.Wayne Rooney       – 101 asistime

rooney 2

4.Cesc Fabregas         – 100 asistime  

fabregas 2

5.Dennis Bergkamp  –   94 asistime

bergkamp

6.Steven Gerrard       –   92 asistime  

gerrard 8

7.David Beckham       –   80 asistime

beckham

8.Teddy Sheringham –   76 asistime  

sheringham

9.Thierry Henry          –   74 asistime

henry

10.James Milner           –   74 asistime

JamesMilnerLiverpoolvHullCityPremier9MxiwtoJE Tx

telegrafi sport app