Raheem Sterling, Dani Alves dhe Neymar janë futbollistët me më së shumti raste të krijuara në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Edicioni i sivjetmë i Ligës së Kampionëve po qet në pah talentin dhe aftësitë e shumë futbollistëve të rinj.


Një ndër ta është edhe mesfushori me tipare sulmuese i Manchester Cityt, Raheem Sterling, i cili është futbollisti më më shumë raste të krijuara për gol në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti anglez këtë edicion ka arritur të krijoj plot nëntë raste për gol për shokët e tij, ashtu sikurse edhe Dani Alves i Juventusit dhe Neymar i Barcelonës.

Pas kësaj trashe renditen edhe mesfushori i Real Madridit, Toni Kross me tetë raste të krijuara dhe Christian Eriksen me shtatë sosh. /Telegrafi/

Futbollistët me më shumë raste të krijuara: Raheem Sterling     – 9 raste të krijuara për gol Dani Alves                – 9 raste të krijuara për gol Neymar                     – 9 raste të krijuara për gol   Toni Kroos                – 8 raste të krijuara për gol Christian Eriksen     – 7 raste të krijuara për gol

telegrafi sport app