"Kështu vdesin demokracitë", thotë deputeti i BE-së mes polemikave të intervistës së Putinit

Guy Verhofstadt, ish-kryeministër belg dhe anëtar aktual i Parlamentit Evropian, tha se intervista e Tucker Carlson me Vladimir Putinin është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë liderit rus.
“Amerika nesër do të vuajë për përhapjen e gënjeshtrave të pafiltruara të tij. Kështu vdesin demokracitë”, ka shkruar ai në platformën X.
Putin ka dhënë intervistën e parë për një media perëndimore që nga koha kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.
Kjo shënoi një nivel të ri të asaj që shumica e kanë cilësuar si turpërim për Carlsonin, i cili ka kritikuar shpesh mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, i është referuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, si një "tutor ukrainas" dhe “mi".
Ndërkohë, udhëheqësi rus tha një mori gënjeshtrash duke përfshirë edhe se Rusia gjithmonë e ka mbështetur Serbinë.
Në fakt, Rusia i vendosi sanksione shtetit serb gjatë viteve të 90-ta, armatosi Kroacinë dhe dekoroi presidentin e ndjerë kroat, Franjo Tugjman.
Ndryshe, Putin ka thënë se ende nuk i ka arritur qëllimet e veta me pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/




















































