Turqia ka prezantuar makinën e saj të pare elektrike me emrin TOGG.

Zyrtarët janë duke premtuar se makina gjithashtu do të ketë veçori autonome, që do të thotë se do të mund të lëvizë pa shofer.


Fillimi i prodhimit në masë është planifikuar për vitin 2022.

80134093 3681824158524271 3798428347407532032 o

80291191 3681825185190835 7943776678080151552 o

80374704 3681797668526920 144533685394210816 o

TOGG u krijua nga Anadolu Group, BMC, Kök Group, Turkcell, Zorlu Holding, transmeton Telegrafi.

Drejtuesit e taksistëve në Stamboll thuhet se kanë kërkuar 17,000 njësi tashmë dhe qeveria mori përsipër për të blerë 30,000 deri në vitin 2035.

Qëllimi maksimal është 175,000 makina në vit nga fabrika.

Sipas Anadoly Agency, automobili do të prodhohet në dy kategori, njëri do të mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra në orë në 4,8 sekonda, si dhe tjetri në 7,6 sekonda.

Bateria e tij do të mund të ngarkohet deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta.

80523643 3681797178526969 59964267507482624 o

80664010 3681826041857416 8368203907456827392 o

80837103 3681824121857608 2596412119612129280 o

Investimet u vlerësuan në 3.7 miliardë dollarë gjatë 13 viteve.

Fabrika do të jetë në Bursa në veriperëndim të Turqisë.

Numri i të punësuarve do të jetë në 4,300, pohuan përfaqësuesit e shtetit dhe prodhuesit më të mëdhenj të automobilave atje. /Telegrafi/

80873067 3681797195193634 8915294926065893376 o

81022988 3681826095190744 6325799593585934336 o