LAJMI I FUNDIT:

Kështu parashihet të bëhet kategorizimi i veteranëve (Dokument)

Kështu parashihet të bëhet kategorizimi i veteranëve (Dokument)

Kuvendi i Kosovës është duke debatuar në një seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit ekzistues për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Me këtë ligj pritet të bëhet kategorizimi i veteranëve, çështje kjo që po kundërshtohet nga opozita.

Kategorizimi i Veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe beneficioneve të tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, si në vijim:

1.1.Kategoria e parë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.

1.2. Kategoria e dytë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga luftë pas datës  5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.

1.3. Kategoria e tretë, Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë pas datës 31 mars 1999 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës, si dhe Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991, përkatësisht pas 5 mars 1998, por që nuk ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.

  1. Buxheti i përgjithshëm, për realizimin e pagesës së pensionit të Veteranit luftëtar të UÇK-së, shfrytëzohet tërësisht gjatë vitit për këtë destinim dhe nuk mund të tejkalojë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor në vit.
  2. Skema e përcaktuar në paragrafin 2, zbatohet pas kategorizimit përfundimtar.

3.1 Deri ne kategorizimin përfundimtar te listës se Veteranit Luftëtar te UÇK-se, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.

  1. Pensioni mujor i Veteranit luftëtar, sipas kategorive, është:

2.1. Kategoria e parë, 250 euro

2.2. Kategoria e dytë, 170 euro

2.3. Kategoria e tretë, 120 euro

  1. Pas aprovimit dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji, Veteranët e Luftës së UÇK-së, do të kenë drejtë të punojnë,  por në atë rast nuk do ta gëzojnë pensionin e plotë por vetëm në 50% të shumës së paraparë sipas neni 16 të këtij ligji.
  2. Në rast se buxheti prej 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor, nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e kostos së përgjithshme vjetore të Veteranit luftëtar, vetëm lartësia e pensionit prej 120, e paraparë në kategorinë e tretë, do t’i nënshtrohet vlerësimit në përputhje me buxhetin e paraparë në pikën 2. /Telegrafi/