LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket nga afër, Ferrari 488 GTB që lansohet më 2017 (Video)

Kështu duket nga afër, Ferrari 488 GTB që lansohet më 2017 (Video)

Pa dhënë detaje tjera, prodhuesi italian i veturave luksoze kohë më parë kishte bërë të ditur se modeli 488 do të lansohet vitin e ardhshëm. Ky model tash është filmuar në garazhin e Ferrarit në San Francisko të Shteteve të Bashkuara.

IE shpejtë, i lehtë dhe shumë më pak shpenzuese se 458 Italia që është lansuar më 2009, po konsiderohet modeli i ri, transmeton Telegrafi.


Njohësit e makinave e kanë vlerësuar shumë lartë atë, si për pamjen po ashtu dhe për fuqinë që ka, ndërsa kanë thënë se i ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe parashikimet.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni pamjen e jashtme dhe enterin e kësaj veture. /Telegrafi/