LAJMI I FUNDIT:

Kështu i dhunon moda e sotme femrat! Giorgio Armani nga ngritur zërin

Kështu i dhunon moda e sotme femrat! Giorgio Armani nga ngritur zërin

“Është koha të them çfarë mendoj“!

Kreatori italian i modës Giorgio Armani ka akuzuar industrinë e modës që po “dhunon” femrat me imponimin e trendëve afatshkurtër dhe me marketingun e orientuar seksualisht.


“Është koha të them çfarë mendoj. Disenjatorët po i dhunojnë femrat”, u ka thënë Armani (85) gazetarëve në margjinat e revysë së linjës së vet Emporio Armani.

“Kur femra shëtit në rrugë dhe sheh reklamën në të cilën në plan të parë janë gjoksi dhe vithet e ndonjë femre, edhe ajo dëshiron të bëhet e tillë, ka thënë kreatori.

Kështu ajo, siç ka sqaruar Armani, bëhet “e dhunuar”, transmeton Telegrafi.

“Mund të dhunoni femrën në shumë mënyra, ashtu që ta hidhni në bodrum apo t’i sugjeroni asaj që të vishet në mënyrë të caktuar”, ka thënë Armani, i njohur për veshjet elegante.

Ai ka shtuar që në koleksionet e veta ka funde të shkurtra dhe të gjata, pantallona të gjera dhe të ngushta me çka u ofron liri maksimale femrave që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e veshjes.

– Më ka ardhur te hunda kur e dëgjoj fjalën trend. Duhet të provojmë të punojnë për femrën bashkëkohore.

Trendët nuk duhet të ekzistojnë”, ka thënë Armani dhe ka shtuar që koleksioni i tij më i ri për të reja është inspiruar nga vajzat “me vullnet të fuqishëm”. /Telegrafi/