Shtetet e Bashkuara duhet të investojnë fuqimisht në përgatitjen e kapitalit njerëzor, modernizimin e infrastrukturës si dhe në kërkim-zhvillim për të mbetur të afta për konkurrencë dhe për të ruajtur statusin si ekonomia më e madhe e botës.
Kështu ja thënë shefja e këshilltarëve ekonomikë të Shtëpisë të Bardhë, Cecilia Rouse duke shtuar se investimet amerikane në kërkim-zhvillim kanë rënë mbi 30 për qind në raport me prodhimin ekonomik që nga viti 1960, ndërsa shpenzimet në infrastrukturë janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit.
Ajo shtoi se SHBA renditen “në vend të fundit fare” në shpenzimet për përgatitjen e kapitalit njerëzor krahasuar me ekonomitë e zhvilluara.
Presidenti Joe Biden siguroi miratimin e paketës së tij kundër pandemisë COVID-19 dhe tani po përpiqet të sigurojë aprovimin e paketës me vlerë 2.3 trilionë dollarë për investime në infrastrukturë që premton të hapë miliona vende pune.
“Nuk kemi bërë investime në nivelin që e dimë se duhet të bëjmë nëse duam të ruajmë statusin e ekonomisë numër një në botë”, tha Rouse, duke shtuar se nevojiten shpenzime qeveritare për të adresuar edhe probleme të tjera, si ndryshimet klimatike.
Ajo tha se Biden beson se situata aktuale përfaqëson një test për demokracinë dhe për aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur kapacitetin konkurrues në garën teknologjike me Kinën.
Muajin e kaluar, Presidenti Biden tha se nuk do të lejonte që Kina t’ia kalonte Shteteve të Bashkuara duke u bërë vendi më i fuqishëm në botë dhe se mbetej i bindur se demokracia, jo autokracia, ishte çelësi i suksesit për të ardhmen.
“Ne e dimë se kemi sfida të mëdha përpara. A mundet një vend demokratik, i organizuar mbi një sistem demokratik të mobilizohet për të bërë ato investime që nevojiten, apo këto gjëra bëhen në një shoqëri si Kina me një regjim autokrat”, ngriti pyetjen këshilltarja e lartë Rouse. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë