Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Artan Behrami, duke i reaguar Kurtit, ka thënë se marrëveshjet që sollën lirinë dhe pavarësinë ishin bërë nën kërcënim dhe presion.
Përmes një shkrimi në Facebook, Behrami ka shkruar se me sa duket Kurti ka harruar, të gjitha marrëveshjet e suksesshme që janë nënshkruar në Ballkan janë nënshkruar me adrenalinë, duke përdorur presionin, forcën dhe kërcënimet.
“Shqiptarët dhe serbët nuk janë habsburgë dhe as skandinavë. Prandaj, gjasat që të ulën bashkë dhe t’i zgjidhin problemet shekullore, me shtypje të gjakut 90/60, pa ndërmjetësimin e askujt janë zero. Në fakt, se po duket që Kurti ka harruar, të gjitha marrëveshjet e suksesshme që janë nënshkruar në Ballkan janë nënshkruar me adrenalinë, duke përdorur presionin, forcën dhe kërcënimet. Pjesëmarrësit në negociatat e Rambujesë për shembull flasin për “negociata torturuese dhe presion të madh psikologjik”, që ambasadori Richard Holbrooke dhe sekretarja Madeleine Albright kishin përdorur mbi shqiptarët dhe serbët”, thotë ai.
Sipas tij, pikërisht ai presion dhe ato kërcënime shporrën regjimin e Millosheviqit dhe Kosovës i sollën lirinë dhe çlirimin.
“Sipas teorisë së Kurtit, as marrëveshjet që i dhanë fund luftës në Kosovë, që u nënshkruan nën presion dhe me kërcënime, nuk paskan pasur vlerë. Gjatë negociatave për statusin e Kosovës, deri në shpalljen e pavarësisë, ka pasur kërcënime, presione dhe rezistencë për të pranuar pakon e Ahtisaarit, e cila e solli pavarësinë e Kosovës. “Mjaft është mjaft, Kosova do të bëhet e pavarur”, kishte thënë me doza kërcënimi Bush në Tiranë”, theksoi ai.
Behrami konsideron se atë që është duke e bërë sot ambasadori Grenell është pikërisht ajo që e kishte bërë edhe Holbrooke më 1999 në Rambuje.
“As më pak dhe as më shumë, vetëm koha, konteksti dhe gjeopolitika janë më ndryshe. Mjetet janë të njëjta! Atë që po dëshiron të bëjë presidenti Trump është pikërisht e njëjtë me atë që bëri Clinton më 1999 dhe Bush më 2007. Por, ajo çfarë ka ndryshuar është që disa nga liderët e tashëm të Kosovës nuk e kanë guximin e liderëve të atëhershëm për t’ia besuar këtë proces Amerikës, që rezultatet tashmë janë të dëshmuara në dy dekadat e fundit”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë