LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari kryesor i Trumpit për vaksina: Amerikanët do të vaksinohen deri në qershor të 2021

Këshilltari kryesor i Trumpit për vaksina: Amerikanët do të vaksinohen deri në qershor të 2021

Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i Task Forcës së Vaksinave të presidentit, Donald Trump, parashikoi që një vaksinë mund të ishte gjerësisht e disponueshme deri në pranverën e vitit 2021 dhe se deri në qershor të atij viti, të gjithë amerikanët mund të vaksinohen.

“Ne mund të fillojmë të imunizojmë njerëzit me rrezik më të lartë, punëtorët e vijës së parë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, para fundit të vitit”, tha Slaoui në një intervistë me ABC News, raporton BBC.

Kjo kronologji shkon në kundërshtim me shefin e tij. Në mesazhin e tij të parë pas largimit nga spitali Walter Reed, Trump përsëriti parashikimin se një vaksinë mund të ishte në dispozicion para ose menjëherë pas zgjedhjeve – edhe pse gjithashtu ka thënë në të kaluarën se një vaksinë do të ishte në dispozicion deri në prill të vitit 2021, transmeton Telegrafi.


Mjeku Slaoui, ish-shefi i vaksinave në GlaxoSmithKline, tha se nuk kishte asnjë presion politik për të përshpejtuar vaksinën dhe se nëse i kërkohet ta bëjë këtë, ai do të japë dorëheqje.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se gati gjysma e amerikanëve të anketuar thanë se nuk do ta merrnin vaksinën nëse do të ishte në dispozicion sot.

“Unë jam vërtet i shqetësuar për këtë”, tha ai duke shtuar se “Mendoj, për fat të keq, është politika përreth tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori