LAJMI I FUNDIT:

Këshilltarët e Besës dhe Aleancës e kanë braktisur seancën e Këshillit të Tetovës

Këshilltarët e Besës dhe Aleancës e kanë braktisur seancën e Këshillit të Tetovës

Këshilltarët e Besës dhe Aleancës për Shqiptarët e kanë braktisur punën e Këshillit të Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 25-të pasi ishte propozuar të zgjidhen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe Drejtues të ndërmarrjes së re publike “Tetova transport”. Ata janë kundër propozimeve që anëtarë të jenë nga radhët e partive të cilat e përbëjnë shumicën, njofton Koha.

“Është problematike që propozimin që e morëm sot, e jo disa ditë para seancës. Konsiderojmë se nuk duhet të ketë anëtarë të partive të shumicës së Këshillit në Bordin Mbikëqyrës dhe Drejtues në ndërmarrje sepse praktika deritanishme ka treguar se në raste të këtilla ndërmarrjet publike gjithmonë punojnë në mënyrë joprofesionale dhe me humbje”, theksoi Besart Durmishi këshilltari i Besës.


Në fillim të seancës kryetari i Këshillit, Bekim Memeti informoi se të gjithë këshilltarët do të marrin lap top portativë të cilët pas përfundimit të mandatit duhet ta kthejnë. Këshilltarët e pranuan raportin për punë në Stacionit Policor për Siguri të Përgjithshme Tetovë për gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

Në pajtim me ndryshimet ligjore në arsim, është konstatuar ndërprerja e mandatit të dy anëtarëve të këshillave të shkollës me propozim të Këshillit si themelues dhe emërim vetëm nga një anëtar. Këshilli i miratoi programet vjetore të të gjitha shkollave komunale për vitin shkollor 2019/2020.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori