LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kërkon takim me deputetët e Maqedonisë

Këshilli i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kërkon takim me deputetët e Maqedonisë

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike sot ka bërë publike kërkesën për takim me grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e partive në Kuvend. Qëllimi i takimit siç thonë, është për të biseduar rreth kërkesave të dala nga protestat qytetare të organizuara në më shumë qytete të vendit gjatë muajit gusht dhe shtator 2020.

“Konsiderojmë që takimi me ju, të zgjedhurit tanë, do i shërbejë zgjidhjes së problemeve të shkaktuara nga vendimi i KRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike në kohë kur, për shkak të pandemisë globale, shumë familje kanë humbur burimet e ekzistencës dhe të ekonomisë së varfër familjare, si dhe do të ndikojë në lehtësimin e vështirësive ekonomike të shkaktuara nga faturat e larta me të cilat përballen qytetarët e vendit tonë”, thuhet në lajmërimin e Këshillit.

Kërkesa i drejtohet grupeve parlamentare të LSDM, OBRM-PDUKM, BDI, ASH/AAA, si dhe deputetëve të Lëvizjes BESA, PDSH dhe “E Majta” të cilat nuk janë pjesë e ndonjë grupi parlamentar.


Nga Këshilli Organizativ thonë se kërkesat e dala nga protestat qytetare janë:

1) Komisioni rregullator energjetik të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46% (duke hequr 33% e fuqisë së angazhuar nga çmimi bazë, dhe uljen e tvsh-se nga 18% në 5%).

2) Qeveria të eliminojë monopolin e shërbimeve të kompanisë EVN duke i shkëputur kontratën, për t’i dhënë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve, të nacionalizojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, dhe të krijojë politika lehtësuese për të falur borxhin e rasteve sociale në vend ndaj kompanive energjetike.

3) Kuvendi i Republikës të suprimojë Komisionin Rregullator Energjetik, si organ që i shërben vetëm apetiteteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë.

4) Kuvendi i Republikës të krijojë një trup të pavarur, në shërbim të qytetarëve që do ketë si mision të verifikojë cilësinë e shërbimeve të kompanive energjetike, të hetojë e të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto, të anulojë kamatat e qytetarëve, t’i mbrojë konsumatorët nga skemat e kamatave që i ngarkohen qytetarëve, të paraqesë tarifë të tretë komerciale për bizneset e vogla, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori