LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve në Prishtinë kërkon më shumë siguri afër shkollave

Këshilli i Prindërve në Prishtinë kërkon më shumë siguri afër shkollave
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten (05 maj) se në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta” në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ka arrestuar një person tek i cili ka gjetur substanca narkotike dhe armë. Lidhur me këtë rast ka reaguar Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, duke kërkuar nga institucionet e sigurisë që të sigurojnë më shumë siguri për nxënësit.

Në reagimin e Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës, thuhet se “raportimi i radhës në media i arrestimit nga Policia e Kosovës edhe të një personi afër një shkolle fillore në Prishtinë. Policia e konfirmoi edhe me foto se të njëjtit i janë gjetur një numër armësh, mjete të rrezikshme dhe drogë (e llojit marihuanë)”.


“Duam me këtë rast të përgëzojmë angazhimin e Policisë së Kosovës, dhe të gjitha organeve të sigurisë, që e kanë shtuar prezencën dhe aktivitetin afër shkollave në kryeqytet”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

Arrestohet një 27-vjeçar në Prishtinë, i gjenden drogë e armë
Lexo po ashtu Arrestohet një 27-vjeçar në Prishtinë, i gjenden drogë e armë

Më tej Këshilli i Prindërve  thotë se “ky rast në Prishtinë, sikurse edhe plot të tjerë, edhe në qytete të tjera të Kosovës, e konfirmojnë shqetësimin tonë të vazhdueshëm se kemi prezencë të individëve me profil kriminal në afërsi të institucioneve edukativo-arsimore të të gjitha niveleve në Prishtinë. Kjo përbën rrezik të shumanshëm e kurrsesi nuk duhet toleruar”.

“Lusim Policinë e Kosovës dhe gjitha strukturat e rendit që të rrisin edhe më shumë aktivitetin dhe prezencën përreth shkollave, dhe të jenë plotësisht të pakompromis ndaj individëve të tillë. Po ashtu kërkojmë sa më shpejt të zbatohet projekti i vendosjes së kamerave në afërsi të shkollave”.

“Gjithashtu i lusim të gjithë prindërit që të jenë më vigjilentë, të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët  dhe të bashkëpunojnë e raportojnë të gjitha rastet e dyshimta në Policinë e Kosovës. Pa bashkëpunimin e të gjithëve luftimi i këtyre rasteve bëhet më i vështirë”.

“Po këtu, duam t’i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë në vend që ta marrin me seriozitetin më të madh ruajtjen e sigurisë së fëmijëve në shkolla dhe pranë tyre, duke përdorur çdo mjet të mundshëm ligjor. Gjithashtu, kërkojmë rishikimin e masave ligjore që dënimet për aktivitetet kriminale dhe shkeljes së ligjeve afër shkollave, sipas një perimetri të nevojshëm të sigurisë, të jenë edhe më të rrepta e më të ashpra sesa janë tani. Nuk duhet të lejohet assesi që prindërit të kenë frikë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, apo që fëmijët të ekspozohen çfarëdo rreziku nga individë kriminelë apo të papërgjegjshëm”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori