LAJMI I FUNDIT:

Këshilli për etikë në media në Maqedoni reagon ndaj ministrit Robert Popovski

Këshilli për etikë në media në Maqedoni reagon ndaj ministrit Robert Popovski

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) reagon ndaj, siç thonë, “kritikës të pabazuar të ministrit pa resor me detyrë përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski në lidhje me reagimin me vonesë të Këshillit për përpunimin e ankesës së shtruar nga kabineti i tij në lidhje me përmbajtjen e publikuar në ueb portalin DokazM.mk.”

Sipas KEMM, “në dëgjimin publik të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, në lidhje me Projekt ligjin për ndryshime dhe shtesa të ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, Ministri theksoi se Këshilli nuk ka reaguar në kohë dhe përgjigja për këtë rast është vonuar një muaj e gjysmë dhe se ai vetë është dashur të rikujton KEMM-in për të përshpejtuar procesin e vendimit në lidhje me ankesën e parashtruar.


Duke i mohuar këto akuza, KEMM përkujton se ankesa nga Kabineti ministrit pa resor me detyrë përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë zyrtarisht ka pranuar ankesë me datë 25.02.2018, ku sipas rregullores për punë të Komisionit për ankesa, është dërguar kërkesa për përgjigje deri te ueb portali në fjalë. Pas kalimit të afatit për përgjigje prej 7 ditë pune, domethënë deri me datë 07.03.2018, dhe ku Komisioni për ankesa ka mbajtur seancë me datë 09.03.2018, dhe vendimi i Komisionit është publikuar me datë 12.03.2018.

Përkujtojmë se i gjithë procesi, nga pranimi i ankesës deri te miratimi i vendimit, është kryer për 10 ditë pune dhe se, me këtë vlerësim joserioz, Ministri Popovski ka njollosur negativisht punën efektive të këtij trupi dhe në përgjithësi ka njollosur reputacionin e Këshillit për etikë në media në Maqedoni.

Edhe pse me siguri bëhet fjalë për gjykim të paqëllimshëm në vlerësimin e Ministrit e cila u dha publikisht, mendojmë se kjo mundet të interpretohet si shtypje mbi trupin e pavarur i cili me anë të vetëregullimit mundohet të ngrenë standardet profesionale te mediat dhe besimin në mes të qytetarëve dhe mediave. Në këtë kuptim, rikujtojmë në zotimin e Qeverisë për përkrahje të vetëregullimit si një nga prioritetet për arritje të ndryshimeve dhe reformave të dëshiruara në punën e mediave”(sic), thuhet në reagimin e KEMM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori