Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi sot se “mbështesim qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë grup-kapitujt deri në fund të 2027″.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Gonzato tha se “delegacioni i BE-së do t’ju mbështesë në këtë drejtim dhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të skajshme”.
Gonzato bëri të ditur se “kemi pasur progres në procesin e negociatave me BE-në. Janë hapur negociatat për grup-kapitullin 1, Themeloret dhe grup-kapitullin nr. 6 për Marrëdhëniet me Jashtë”.
“Tashmë Shqipëria po punon për të arritur standardet krahasimore të përkohshme për grup-kapitullin numër 1. Kjo është një fushë vërtet përcaktuese në lidhje me ritmin e negociatave. Çelja e negociatave për grup-kapitullin 2 që është tregu i brendshëm dhe grup-kapitullin 3 konkurrueshmëria dhe arritja gjithëpërfshirëse është gati duke u arritur”, theksoi Gonzato.
Gonzato u shpreh se “Shqipëria ka çuar në Këshillin e BE-së para 10 ditësh qëndrimin e vet negociues dhe BE po përgatit qëndrimin e vet në mënyrë që të organizohet konferenca tjetër ndërqeveritare sa më shpejt që të jetë e mundur”.
“Sigurisht ne shpresojmë që të gjithë grup-kapitujt të hapen këtë vit. Por sfida e vërtetë nuk është vetëm hapja e grup-kapitujve dhe negociatave për to, por kryerja e reformave që janë të domosdoshme në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje të plotë me atë të Bashkimit Evropian në të gjitha fushat”, tha Gonzato.
Më tej Gonzato tha se “nuk ka më kohë për zvarritje dhe delegacioni i BE-së është i gatshëm të mbështesë Kuvendin për të arritur këtë gjë. Parlamenti është angazhuar që të përmirësojë funksionimin e vet të brendshëm. Për shkak të udhërrëfyesit për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike, Kuvendi është angazhuar të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e punës parlamentare, integritetin dhe rrisë e përmirësojë aksesueshmërinë e qytetarëve dhe OJQ-ve. Kuvendi luan një rol më të përgjegjshëm për të promovuar debatin në të gjithë vendin dhe konsensusin në Shqipëri për axhendën e integrimit në BE”.
“Ashtu siç e ka thënë Komisionerja Marta Kos, shumë shpesh, dhe do ta thotë edhe gjatë vizitës së saj në fund të kësaj jave, ky proces është i rëndësishëm. Nuk bëhet fjalë vetëm për llogaridhënie, por edhe për faktorë të tjerë”, tha Gonzato duke përgëzuar edhe Tabakun për përpjekjet e saj.
Gonzato u shpreh se “vlerësoj edhe fokusin që kemi sot për legjislacionin e BE-së për antidiskriminimin. Barazia është ndër themelet e BE-së, gjendet në traktatet, por edhe në kartën tonë të drejtave themelore dhe i jep BE-së mandatin dhe përgjegjësinë për të luftuar diskriminimin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët