Këshilli i hoqi titullin Veton Surroit, Safet Gjici: Kërkoj ndjesë, nuk e menduam gjatë

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici reagoi pas postimit të kryeministrit Rama në lidhje me heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.
Kryebashkiaku Gjici kërkoi ndjesë për vendimin e nxituar që sipas tij erdhi pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!
“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale”, shkruan Gjici në rrjetet sociale.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































