LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor thotë se KQZ në zgjedhjet e fundit nuk ka kërkuar listën e personave të dënuar

Këshilli Gjyqësor thotë se KQZ në zgjedhjet e fundit nuk ka kërkuar listën e personave të dënuar

Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor, Astrit Hoti ka thënë së Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet e fundit nga ka kërkuar listën e personave të dënuar nga Gjykata, në mënyrë që të njëjtëve të iu ndalohet kandidimi në zgjedhje.

Hoti pohoi se përveç zgjedhjeve të fundit, ata gjithmonë kanë dhënë informacione për deputetë se a kanë dosje penale apo jo, transmeton Telegrafi.


“Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bazë të kërkesës së KQZ-së gjithherë i ka thënë informacione këtij institucioni nëse kandidatët kanë dënime nga Gjykata, por në zgjedhjet e fundit nuk kemi pasur kërkesë që do t’i informonim si zgjedhjet e kaluara. KGJK ka qenë gjithherë informuese dhe gjithmonë i ka dhënë këto informata”, deklaroi ai.

Hoti pohoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka qenë gjithmonë bashkëpunues dhe se gjithmonë i ka dhënë informatat siç ka kërkuar KQZ.

Seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese është duke vazhduar./Telegrafi/