Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë: Nevojitet transparencë më e madhe gjatë miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal
Konsideroj se e përshtatshme dhe e drejtë do të ishte të kishte një procedurë transaprente në miratimin e ndryshimeve të Kodit penal, ku do të dëgjohej mendimi i Këshillit gjyqësor, deklaroi sot kryetari i Këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik.
Gjithë procesi është zbatuar me shpejtësi, tha Georgiev, pa me këtë rast Këshilli gjyqësor të ketë pjesëmarrje të veten dhe të japë opinionin e tij lidhur me ndryshimet. Ai shtoi se Këshilli gjyqësor ka pjesëmarrje aktive në hartimin e amendamenteve të ligjeve të reja të Kodit penal si pako, duke precizuar se bëhet fjalë për ndryshime në pjesën e atribuimit të veprave penale.
“Jemi dëshmitarë të një sërë reagimesh në opinion, lidhur me ndryshimet në Kodin penal, unë si kryetar i Këshillit gjyqësor, gjej vërejtje në pjesën e transparencës, kam ndjenjë se shumë shpejt e gjithë kjo është zbatuar, pa patur pjesëmarrje të veten, gjegjësisht të japim mendim si Këshill gjyqësor, e me këtë kemi ardhur në gjendjen ku gjykatësit janë të obliguar ta respektojnë ligjin, i tillë siç është, pa u analizuar paraprakisht të gjitha pasojat”, tha Georgiev.
Për atë se si do të pasqyrohen ndryshimet në Kodin penal, kryetari i Këshillit të prokurorëve publike, Antonio Jolevski tha se përgjigjet duhet t’i japin nga Prokuroria publike, sepse siç thotë, Këshilli i prokurorëve publik kujdeset për pavarësinë e punës së prokurorëve publik dhe nuk vepron rreth lëndeve konkrete që të ketë qasje ndaj tyre.
Jolevski ishte dakord me kryetarin e Këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev, se duhet të kihet transparencë më të madhe gjatë miratimit të ndryshimit të Kodit penal dhe përfshirjes më të madhe të praktikantëve para se të miratohen ligjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit