LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në një komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASh) thuhet se “ky vendim, në të vërtetë i vonuar i Bashkimit Evropian, është një arritje historike e shtetit të Kosovës, institucioneve dhe popullit të saj, që kanë bërë të mundur plotësimin e të gjitha kushteve teknike e politike të vendosura nga Komisioni Evropian”,


KASh shfrytëzon rastin të përgëzojë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës të përfshira në këtë proces për punën e tyre të palodhshme dhe profesionale në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara.

“Një falënderim i veçantë shkon për znj. Viola Von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin e BE-së, për punën dhe përkushtimin e palodhur në arritjen e këtij qëllimi, i cili është i rëndësishëm, si për Kosovën ashtu edhe për BE-në”.

“AAC shpreh besimin se liria e lëvizjes, si e drejtë themelore dhe më se e merituar e qytetarëve të Kosovës, shkëmbimet dhe kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet qytetarëve, njerëzve të biznesit, shkencëtarëve, letrarëve dhe kulturës do t’i shërbejnë konsolidimit socio-ekonomik të Kosovës, promovimi i mëtutjeshëm i arsimit, shkencës dhe kulturës, imazhit dhe promovimit të Kosovës në Evropë dhe më gjerë. Rrjedhimisht, do t’i shërbente edhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. I urojmë suksese të mëtejshme Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike!”, përfundon shkrimi i KASh-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori