LAJMI I FUNDIT:

Këshilla më e mirë dashurie e aktores holivudiane: “Ikni nga mashkulli i cili nuk mund të ndjekë ambicien tuaj”

Këshilla më e mirë dashurie e aktores holivudiane: “Ikni nga mashkulli i cili nuk mund të ndjekë ambicien tuaj”

Aktorja ka edhe një karrierë shumë të suksesshme, mirëpo zbulon se “nuk është ar çdo gjë që shkëlqen”

Reese Witherspoon është aktore e suksesshme e cila ka fituar çmimin “Oscar”, por ka qenë e nominuar edhe për çmimin “Emmy”.


Ka xhiruar një sërë filmash të cilët kanë marrë kritika të mira dhe pos kësaj është bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar.

Mirëpo, rruga e saj e suksesit ka qenë e shtruar me gjemba nëpër të cilën është detyruar të ecë për të luftuar për pozitën e vet në industrinë në të cilën dominojnë meshkujt, transmeton Telegrafi.

– Më kujtohet që në fillim kam pasur situata që në audicione për ndonjë rol gjithmonë të jem e rrethuar me meshkuj. Sot situata është ndryshe dhe ka mjaft femra, mirëpo ende janë të domosdoshme mjaft ndryshime sa u përket televizioneve dhe filmave – ka theksuar Reese.

Suksesi i madh i saj është rezultat i ambicieve dhe i luftës për realizimin e planeve të cilat nuk kanë nënkuptuar dështimin.

– Çështja qëndron aty që mund të ankoheni dhe të jetoni të robëruara në jetën e tillë. Për mua hidhërimi është diçka që del nga thellësia. Nëna më ka këshilluar që nëse dëshiroj të bëj diçka, patjetër duhet ta bëj vetë – thotë aktorja.

Witherspoon ka themeluar kompaninë e vet të produksionit në të cilën ka mundur t’u kushtohet tregimeve të cilat vetë ka dëshiruar t’i tregojë dhe kjo i është shpaguar. Që atëherë merret me produksion të filmave të cilët femrën e vënë në qendër të vëmendjes.

Ajo i këshillon femrat që çdo gjë që dëshirojnë mund ta arrijnë vetëm me punë të rëndë, si edhe që t’u shmangen atyre të cilët nuk ua përkrahin ambiciet.

Ikni nga mashkulli i cili nuk mund të përballet me ambicien tënde. Ne patjetër duhet të ndryshojmë pasqyrën për atë që janë të zjarrta edhe femrat me ambicie për vetveten – ka thënë aktorja. /Telegrafi/