Shumë pak njerëz i kanë parasysh interesat tuaja – disa nga ata njerëz mund jenë familjarët dhe prindërit.
Në momente të krizave në një lidhje, disa njerëz mund t’ju sugjerojnë zgjidhje të pasakta sepse mund të dëshirojnë që gjërat të bëhen më keq se që janë, transmeton Telegrafi.
Në raste tjera qëllimi i tyre ka mundur të jetë i mirë, por rrethanat e tyre kanë qenë më të ndryshme nga ato tuajat.
Prandaj, duke marrë parasysh këto, më poshtë e gjeni një listë me këshillat e zakonshme sa i përket lidhjeve të cilat më mirë është t’i shmangni.
“GJENI DIKË QË I KA PUNËT MIRË FINANCIARISHT”
Epo, është vërtetë se paraja e bën jetën më të lehtë, por a është kriteri i vetëm që ju nxitë ta lini partnerin aktual dhe ta kërkoni një më të mirë? Sipas psikologëve, ky mendim nuk është aspak i mirë për një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme.
Duhet gjithmonë ta gjeni dikë me të cilin ndiheni mirë.
MOS E DETYRONI PARTNEIRN TË BËHET ‘ROMANTIK’
Sipas psikologëve, çdo lidhje kalon në faza të ndryshme dhe vjen një kohë kur romanca nuk është më primare dhe fazat tjera bëhen më të rëndësishme. Normalisht se ka vite ku e keni dashuruar njëri-tjetrin tmerrësisht, por nuk është e mundshme që gjithmonë të keni atë pozitë romantike.
Me këtë nuk po themi se duhet të ndaleni së kujdesuri apo dashuruari njëri-tjetrin, por themi se duhet ta kuptoni kur lidhja kalon përmes fazave të ndryshme të zhvillimit. Prandaj, nuk është e rekomandueshme që gjithmonë të pritni nga partneri të jetë romantik.
“VETËM HESHT. GJITHÇKA ZGJIDHET VET”
Kjo ndoshta është këshilla më e keqe që mund t’ia dhuroni dikujt, sepse mungesa e komunikimit asnjëherë nuk i zgjidhë problemet. Konfliktet janë pjesë e çdo lidhje dhe mënyra më e mirë për t’i zgjidhur ato është duke i diskutuar në mënyrë që ta kuptoni këndvështrimin e njëri-tjetrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë