LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për një marrëdhënie të mirë

Këshilla për një marrëdhënie të mirë

Në një marrëdhënie seksuale duhet të përpiqen të dy partnerët. Kjo është këshilla më e mirë sipas studiueses Ellen Gim. Ajo thotë se është e kotë që partnerët t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit sepse kjo shton edhe më shumë problemet. Ajo që duhet bërë është të gjendet një zgjidhje. “Nuk duhet besuar asnjëherë se është gjetur princi apo princesha e kaltër, asnjë individ nuk është perfekt, ndaj partnerët duhet të mësohen të jetojnë me defektet e njëri-tjetrit”, shprehet Gim. Në librin e saj "Couples" ajo jep disa këshilla të cilat mund të përmirësonin një marrëdhënie.

1. Bisedoni

Është thënë dhe rithënë shumë herë, baza e seksit është komunikimi. Në ndihmë të kësaj ideje vjen një histori e shkurtër nga studiuesi Donald Strassberg. Ai tregonte historinë e një çifti të vjetër. Bashkëshorti kishte dëshiruar gjithmonë seksin oral, por edhe pas shumë vjet martese e kishte të vështirë të bisedonte rreth kësaj me bashkëshorten, por në fakt ajo mendonte se ishte një ide shumë e mirë.


Bisedat seksuale nuk mund të rezultojnë gjithmonë ashtu siç dëshirohet. Partnerët mund të kenë dëshirën për të kryer marrëdhënie pranë dritares, duke veshur veshjet intime të njëri-tjetrit para aktit apo edhe të përdorin revistat dhe videot-porno si një “këshillues”.

Ndoshta çiftet mes tyre kanë dëshirën për t’i thënë njëri-tjetri gjërat që do të donin të bënin, si, kur apo ku, por frika e një përgjigjeje negative bën që t’i mbajë të mbyllura këto kërkesa.

Duket e çuditshme që mund të jetë kaq e vështirë, por në fakt për shumë njerëz është vërtet kështu. Për disa arsye një mashkull/femër pret që të “rritet” menjëherë seksualisht, duke besuar se di gjithçka dhe se është i aftë të bëjë gjithçka.

Por askush nuk mund t’ua mësojë teknikat e seksit më mirë se personi që keni në krah. Kërkon kohë dhe mbështetje, por në thelb të gjithçkaje qëndron komunikimi.

2. Qëndroni në formë

Kjo është gjëja më e mirë që duhet të bëjë një mashkull/femër për t’u pëlqyer gjithmonë nga partneri. Përpara se mijëra njerëz qejflinj të shkruanin për “pranimin e shëndoshjes”, studimet më të fundit kanë treguar se njerëzit mbi peshë kanë dëshirë të ulët për seks dhe libido të dobët.

Partnerët treguan se nëse njeriu prej tyre ishte shumë i dhënë pas të ngrënit dhe tjetri jo, marrëdhënia e tyre fillonte të vuante. Kjo ka një shpjegim. Kur meshkuj janë mbi peshë niveli i hormonit të testosteronit tek ata bie.

Duke pasur kilogramë të tepërta edhe mundësia për të vuajtur nga sëmundje të tilla si diabeti, pagjumësia, sëmundjet kardiovaskulare është më madhe, të gjitha këto ndikojnë në kënaqësinë që merrni gjatë kontaktit seksual.

Lajmi i mirë është se orari i gjatë i punës mund të shtojë numrin e hormoneve seksuale tek meshkujt dhe femrat duke lënë mënjanë gjërat negative.

Pra nëse një mashkull ka nevojë për një “ndihmës” për të qenë një partner seksuale i zoti nuk ka nevojë të përdorë viagrën, mjafton të humbasë disa kilogramë dhe të punojë.

3. Hidhni poshtë bindjet seksuale

Njerëz të ndryshëm e mendojnë seksin në mënyrë të ndryshme dhe kur ai nuk rezulton i tillë, mërziten. Seksi supozohet të jetë i kënaqshëm, dehës, intim, por në të njëjtën kohë mund të jetë i egër, qetësues dhe zbulues. Ndaj nuk duhet të shqetësoheni asnjëherë nga mënyra se si kryet njëherë marrëdhënie dhe cilat ishin emocionet që morët, sepse gjatë aktivitetit seksual do ta përjetoni seksin në të gjitha format.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori