LAJMI I FUNDIT:

Kërkuan maska dhe t’ju bëhen testet anti-COVID, gardianët dhe policët rrahin brutalisht të burgosurit në Itali

Kërkuan maska dhe t’ju bëhen testet anti-COVID, gardianët dhe policët rrahin brutalisht të burgosurit në Itali

Opinioni publik italian është shokuar me shfaqjen e një video, ku shihet dhuna që ushtrohet ndaj të burgosurve në burgun Santa Maria Capua Vetere në periferi të Napolit.

Pamjet e kamerave të sigurisë, shfaqin sulmin e organizuar mbi të burgosurit gjatë 20 prillit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Gjithçka ndodhi pas vetëm një ditë më herët, të burgosurit kishin kërkuar t’u bëhen teste kundër COVID-19 dhe t’ju japin maska mbrojtëse.

Në video shihen gardianët duke rrahur brutalisht të burgosurit – duke mos kursyer as edhe një pjesë të trupit. Shumë prej tyre detyroheshin të qëndrojnë lakuriq dhe të gjunjëzuar.

E në disa mesazhe që i kanë shkëmbyer punonjësit e burgut, thuhet “do t’i vrasim si viçat”.

Në anën tjetër, zyra e prokurorit në Santa Maria Capua Vetere ka filluar hetimet dhe deri më tani 52 policë janë duke u hetuar për këtë veprim që shokoi opinionin.21 tjerë janë nën arrest shtëpiak, kurse 23 janë larguar nga puna. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori