LAJMI I FUNDIT:

Kërkonte para kinse për të ndihmuar të sëmurët, arrestohet i dyshuari

Kërkonte para kinse për të ndihmuar të sëmurët, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar për mashtrim, pasi i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka mashtruar qytetarët, duke u kërkuar para kinse për të ndihmuar të sëmurët.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një (1) person të dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë.


Siç thuhet në komunikatën për medie, “i dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë”.

“I ka postuar fotografitë në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë”, thuhet në komunikatë.

“Njësitë policore i kanë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar, një telefon celular dhe një laptop. Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori